Dy banda kriminale janë përplasur me njëra tjetrën në mes të qytetit të Napolit, teksa pas shumë të shtënave, dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa një i tretë është plagosur.
Sipas medias italiane bëhet fjalë për shtetasit Ciro Marfè dhe Salvatore Esposito, ndërsa i plagosur Pasquale Amodio.
Të tre këta persona janë të njohur për precedentët e tyre kriminalë. Të dhënat e para flasin për një përplasje për zotërimin e territorit./java/a.k