• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e kokainës në Itali, kush ishte ‘bosi’ shqiptar dhe roli i ish-futbollistit

by Java News
26/11/2017 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit e gjysmë hetime, 50 kontrolle, sasi të konsiderueshme kokaine të sekuestruara, 150 forca policie të Trevizos, Brescias, Barit, Brindisit dhe Venezias të angazhuara për të finalizuar operacionin e koduar “ZZ”, në kuadër të së cilit u lëshuan 6 urdhër arreste për atë që cilësohet një organizatë droge nga Shqipëria drejt Italisë, e cila trafikonte kryesisht kokainë.

Në kuadër të hetimeve në pranga ka përfunduar edhe një ish-futbollist i serie B Giuliano Camporese nga Vittorio Veneto. Në pranga kanë përfunduar edhe Ermir Kola 31 vjeç, Claudjan Koka 28 vjeç.

Në kërkim janë gjithashtu edhe vëllezërit e “bossit” shqiptar të grupit Selim Osmanit, Florian dhe Shkelzen, përkatësisht 26 dhe 36 vjeç.

Operacioni i policisë nisi që në 2015-ën dhe përgjatë këtyre viteve, shumë pjesëtare të bandës janë arrestuar.

Ndërsa hetimet kanë zbuluar se 6 personat e sipërpërmendur kishin rolet e tyre, ndërsa bazën e kishin në Villorba, vend nga i cili ndiqnin shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës në provincën e Trevizos, raporton BW.

Një nga bosët e grupit të trafikut mësohet të jetë Selim Osmani, një ish-punëtor që një vit më parë kishte blerë edhe një mobiljeri të cilën e kishte kthyer në bazë për fshehjen e drogës. (I arrestuar më herët, pasi iu gjetën 300 gramë kokainë në fabrikë)

Rolin e transportuesve mësohet se e kanë pasur vëllezërit Babasi, të arrestuar në 2014-ën pasi në shtëpitë e tyre iu gjet më shumë se një kilogramë kokainë.

Po ashtu edhe ish-futbollisti, siç bën me dije Corriere della Sera, kishte rolin e shpërndarësit të kokainës.

Gjatë operacionit u arrestua edhe Steven Trentin, që u kap me 20 gramë kokainë, si dhe Artan Ginaj.

SI U ARRESTUA KREU I BANDËS NJË VIT MË PARË

Prej dy muajsh ai kishte blerë aksione dhe kishte marrë detyrën e administratorit të fabrikës së mobiljeve “Carma Cucine” në Colle Umberto, aty ku kohë më parë kishte qenë një punëtor i thjeshtë. ndërsa shumica e punëtorëve shpresonin se do ta nxirrte nga falimenti, shpresat e tyre u shuan shpejt, kur nga 15 punëtorë mbetën vetëm 10-të.

Po flasim për shqiptarin Selim Osmani, të cilësuar si trurin e një organizate që merrej kryesisht me transportin dhe shitjen e kokainës nga Shqipëria në Itali. Si bazë për grumbullimin e pluhurit të bardhë ai përdori fabrikën, por policia e Trevizos arriti ta kapte, kur i gjeti brenda fabrikës 10 gram kokaninë të pastër, gati për shitje./a.ç

Next Post
FOTOT/ Agron Duka shfaqet me krahun e thyer

FOTOT/ Agron Duka shfaqet me krahun e thyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

October 22, 2026
Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In