• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me banane dhe bikini, fotot në plazh të drejtoreshës së Tatimeve

by A R
30/07/2016 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plazhi i Dhërmiut në Jug të vendit dihet që nuk është i preferuari vetëm i vajzave dhe djemve të showbiz-it, por edhe i njerëzve të politikës dhe administratës së lartë shtetërore. Për këta të fundit, kurioziteti për t’i parë si duken me rroba banje është më i madh, pasi gjithnjë shfaqen me veshje serioze në publik. Paparazzi ka mundur të fotografojë me bikini një nga drejtoreshat më të komentuara të qeverisë së Edi Ramës, Briseida Shehaj.

br6

Pas emërimit në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Administratës Tatimore, vajza me trup të bukur dhe veshje trendy ndryshoi komplet stil, duke u shfaqur me këmisha të mbyllura deri në grykë dhe funde të gjata. Por ja ku na shfaqet me rroba banje, duke na dhënë mundësinë të shohim linjat e saj në plazh. Edhe pse nuk duket të jetë marrë me sport këto kohë, regjimi i mirë ka bërë që të jetë në një peshë krejtësisht normale dhe e tonifikuar. Ajo ka qenë duke pushuar me vëllain dhe bashkëshorten e tij, me të cilët ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

br7

Binte në sy fakti që Briseida ishte gjithë kohën në lëvizje, duke rendur pas nipit për ta ushqyer me fruta. Kjo është një nga rastet e rralla që drejtoresha fotografohet duke u argëtuar, që pas komenteve të shumta me të cilat u shoqërua emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Tatimeve. Nisur nga zhurma e madhe në publik, pas daljes së saj të parë në programin “Shqip” të Rudina Xhungës, ajo premtoi se nuk do të shfaqej më në ekran për të folur sërish mbi paragjykimet e ngritura mbi të. Por nuk kaloi shumë kohë dhe Briseida nuk mundi t’i thoshte “jo” shoqes së saj të shkollës, moderatores së “E Diell” në “Top Channel” në atë kohë, Arbana Osmanit.

briseida

Gjatë asaj interviste u prezantua si një nga femrat më të përfolura për shkak të komenteve për sa i përket moshës së saj të re në mbajtjen e përgjegjë- sisë së këtij posti të vështirë, për t’u menaxhuar nga një vajzë që sapo kishte kapërcyer të 30-at. Gjatë atij programi, Briseida u shfaq për herë të parë me flokët e stiluar, ndryshe nga si e kishim parë në takime pune vetëm me flokë të mbledhur. Pyetjes së Arbanës, se kur ishte afeksionuar pas politikës, pasi në vitet e shkollës ajo nuk kishte dalluar në ambicie të tilla, Briseida iu përgjigj: “Edhe tani nuk mendoj se kam ambicie politike. Ishte surprizë për mua propozimi për këtë post drejtues të vështirë.

br2

Kryeministri Edi Rama kishte vendosur jo vetëm për pozicionin tim, por për disa pozicione të tjera, dhe të them të drejtën e diskutova dy-tri ditë me familjen, se kisha frikën e dështimit. Mendoj se deri tani kam punuar mirë 24 orë në 24”. Veç të tjerave, ajo theksoi se i pëlqen të ruajë një profil të ulët në publik, dhe se gjithë kohën e kalon në zyrë. Në atë rrëfim personal, ajo sqaroi se si ndihej pas komenteve të shumta në lidhje me fotot e saj në plazh, para se të bëhej e famshme si drejtoreshë.

br5

Ajo sqaroi se ato foto nuk dëshmonin asgjë, dhe për më tepër u përdorën nga opozita kundër saj. E pyetur për marrëdhënien me paratë, ajo pohoi se i ka shumë të këqija marrëdhëniet me paratë, aq sa kartën ia mban vëllai për të shmangur shpenzimet pa kriter. Në atë rrëfim Arbana i vuri në dukje unazën në gisht, nëse ishte dhuratë e të dashurit, dhe ajo u përgjigj se ndihej shumë e lumtur, dhe se kishte dikë në jetën e saj që e bënte të ndihej e dashuruar dhe e plotësuar. Që nga fotot e dikurshme në plazh të Shehajt e deri te këto të fundit, duket se vitet kanë kaluar, por ajo vijon të jetë në një formë të shkëlqyer fizike. /Panorama Plus/

Next Post

Ushqyerja e vonuar me gji rrit rrezikun e vdekjeve të të sapolindurve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban

October 29, 2026
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit: Zbardhen detajet e para nga transferimi

October 29, 2026
PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

PD bllokon foltoren, mazhoranca miraton projektligjet mes flakadanëve dhe tymueseve

October 29, 2026
Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur

October 29, 2026
Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë

October 29, 2026
COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In