• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bamirësi Berisha”

by A R
30/06/2022 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Raimond Cimbi

Të martën në mbrëmje po ndiqja një emision televiziv, i cili nga moderatori konsiderohet dhe titullohet …SHOW, thjesht për faktin se të ftuarit presin radhën si në berberhane për t`u intervistuar tête-à-tetê prej tij.

Në një moment, radha i erdhi një ish-ministri, i cili sytë e zgurdulluar i nguli në ekran, duke na u drejtuar plot solemnitet ne shqiptarëve, a thua se kish bërë zbulimin e shekullit: “Ti shqiptari im, kujtohu që ke në xhep një pasaportë që lëviz lirisht për shkak të Berishës… të paktën t’i jesh mirënjohës për lëvizjen e lirë”.

I zgurdullova sytë më shumë se ish ministri. Si ka mundësi që në Shqipëri, 30 vjet mbas shembjes së Komunizmit, detyrat shtetërore, të çfarëdo rëndësie qofshin, i atribuohen nominalisht një Kryeministri që përkon në detyrë?

M’u kujtuan shprehje të tjera, të konsumuara nëpër ekranet televizive nga ithtarë kryeministrorë: Berisha na futi në NATO, Berisha na bëri Rrugën e Kombit…

Domethënë me pak fjalë, ky Berisha, nuk është se thjesht paska bërë detyrën për të cilën është mandatuar, por nga dashuria e madhe për shqiptarët na paska bërë ca dhurata, për të cilat ne shqiptarët duhet t`i jemi mirënjohës, pasi përndryshe rrezikojmë të jemi edhe bukëshkalë.

Këtu ish ministri përmbysi kodin moral të shoqërive demokratike dhe unë i them publikisht: është e kundërta zoti ish ministër! Është Kryeministri i cili duhet t`i jetë mirënjohës popullit të vet, që nëpërmjet votës i dha atë ofiq të lartë.

Sigurisht që ish-ministri nuk shkau në artikulimin e një deklarate të tillë zgurdulluese. Ai foli “i mbrujtur” nga e kaluara komuniste, ku veprat identifikoheshin me despotët. Duke konsideruar që ish ministri është relativisht i ri në moshë, që ka shijuar me tepri të mirat dhe përfitimet e sistemit demokratik, madje si një ofiqar i tij, që në fund të fundit monizmi ka 30 vjet që është përmbysur, mendova: sa të thella i paska pasur rrënjët ky Komunizmi!

Edhe sa vjet apo dekada do të duhen që shoqëria shqiptare të pastrohet nga fanatikë apo shërbëtorë të tillë?

Unë jam i sigurt se një italian që udhëton me makinën e tij në “Autostrada Del Sole” (arteria më kryesore e Gadishullit Apenin) as nuk e ka idenë që ajo është ndërtuar në kohën kur kryeministër i Italisë ishte Aldo Moro, dhe as i shkon ndërmend që t’i jetë atij mirënjohës. Jam po aq i sigurt se një grek nuk i “falet” kryeministrit Kostas Karamanlis kur kalon me veturën e tij në urën e famshme dhe më moderne të Greqisë, Rio – Antirrio, dhe sigurisht nuk është bukëshkalë.

Kryeministrat bëjnë detyrën dhe ikin, madje shpejt, veprat mbeten!

Next Post
Pse janë trembur dhe prerë në fytyrë të gjithë?!

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin: Varet nga Rama dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

Ministri i Jashtëm i Iranit: Udhëheqësi Suprem i ri do të zgjidhet brenda pak ditëve

March 1, 2026
Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

Edhe sporti pëson kolaps nga tensionet në Gjirin Persik, pikëpyetje edhe për Finalissima

March 1, 2026
Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In