• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bamir Topi: Nëse Berisha hyn në Parlament, grupi i deputetëve të PD ndahet. Krijohet një grupim tjetër politik

by Java News
03/08/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe vendimin e DASH për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë për News24, ai u shpreh se nuk është surprizuar nga vendimi i amerikanëve pasi e njeh mirë Berishën. Por sërish Topi e ka cilësuar si një moment jo të mirë për politikën shqiptare.

“Flas për politikë. Thotë një shkrimtar i famshëm, unë nuk kam vrarë njeri, por para një paralajmërimi për vdekje nuk do të thotë që do hidhërohem. Ka qenë një episod që për politikën shqiptare, nuk është një moment i mirë. Nuk është një moment i mirë dhe për një ish-bashkëpunëtor dhe për politikën. Betejën me Sali Berishën unë e kam bërë vetëm. S’më duhej verdikti i SHBA-së për të njohur atë. Njerëzit nuk lindin diktatorë. Bëhen diktator gjatë rrugës. Arkitekti i rrënimit të Shqipërisë është kryeministri i sotëm njëkohësisht dhe Berisha.

Ai rri mirë sepse atë punë e ka bërë vetë më parë. Kur ka qenë kryeministër është marrë gjerë e gjatë me institucionet shqiptare. SHBA-të janë një lider botëror, merren me probleme të mprehta në nivel global. E kanë në funksionimin e tyre që nuk merren me individë por me institucione. Por këtu në Shqipëri kanë parë që mungon partneri alternativ, politik. E kanë parë që komunikimin e vetëm e kanë me Edi Ramën. Politika e një vendi, kur ndërton një partneritet, këtu nuk ka institucione.

Ata janë drejtuar atje se shohin që te Basha nuk kanë partnerin e sigurt. Nuk jep asnjë lloj garancie për vendimmarrje indipendente nga Sali Berisha. Nuk jep besueshmëri as për vendimmarrje të nesërme. Për të bërë një zgjidhje të sinqetrtë. Basha nuk do jetë mundësi për të qenë partner. Të gjithë sëbashku duhet ta kuptojmë situatën si një situatë që nuk i takon vetëm tre vetave. Kështu e kanë parë grupet e interesit. Në fund fare rezultati ka qenë defiçent në demokraci. Basha është kryetari i një opozite parlamentare që është rritur në numra. Basha është më i dobët se çka qenë. Është një lider i pavendosur” – tha Topi.

Duke vendosur theksin tek thirrjet e Yuri Kim për largimin e Berishës nga Parlamenti në shtator, Topi ka parashikuar skenarët e mundshëm.

Sipas tij, nëse Berisha pranon që të futet në Parlament, atëherë do të krijohen grupe të reja parlamentare që mund të konsolidohen dhe në forca të reja politike.

“Unë nuk jam PD. Provë më të qartë se si është rrënuar demokracia, është shembulli se si është rrënuar demokracia brenda Partisë Demokratike. Mos u habisni nëse Sali Berisha i qëndron vendimit të tij për tu futur në parlament. Në optikën time, brenda Parlamentit nëse nuk ka vendim, do ndërtohet një grupim tjetër politik. Krijohet një grupim parlamentar me emër tjetër.

Të shohësh një pozicion refraktar nda partnerit kryesor, duke vazhduar me linjën e Sali Berishës, do dalin disa të tjerë. Të jeni të sigurt që kështu do ndodhë nëse nuk ka një reflektim. Do ketë një rënie të liderit historik dhe do marrë me vete produktet e tij. Do jetë një grup tjetër që ndryshe nga grupet jashtë parlamentit, do ketë forcën e atij grupi të vendosur me fuqinë e deputetit” – tha Topi.

/m.j

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Gusht 2021

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    5 years ago

    Po te kene bythe largohen nji here e mire nga partia komuniste e plakut,e krijojne nji fronte te ri demokratik,large komunistave e spiunve te plakut.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In