• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Bamir Topi: Mekanizmi i Berishës për të “kapur” drejtësinë me besnikët e tij

by A R
26/05/2019 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi, në librin e tij autobiografik me titull ‘Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), rrëfen se si Sali Berisha arriti të kapte institucionet e kryesore të drejtësisë në Shqipëri, përmes emërimit të besnikëve të tij dhe sulmit ndaj kandidatëve dinjitozë.

Bëhet fjalë për Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë e Përgjithshme, Shkollën e Magjistraturës dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucione të cilat ranë në duar te Berishës gjatë periudhës 2005-2013.

Përveç kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit (për të cilin ende nuk ka marrë një vendim Kolegji i Apelimit), të gjithë njerëzit e emëruar nga Berisha gjatë pushtetit të tij në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, sot ose janë vetëlarguar nga frika e Vetingut ose janë shkarkuar nga Vetingut për mosjustifikim pasurie, lidhje me krimin dhe si të paaftë profesionalisht.

Topi rrëfen mekanizmin e Berishës për emërimin e njerëzve besnikë në këtë organe, gjatë presidencës së tij.

“Në këto kushte, të gjitha dekretet presidenciale për emrat e institucioneve kushtetuese të shtetit, Sali Berisha fillimisht i rrëzonte duke sulmuar kandidatët dinjitozë në mënyrën më bolshevike të mundshme dhe gjatë procesit pranonte të votonte vetëm njerëzit që ai do t’i kontrollonte politikisht.

Njerëzit që nuk krijonin besim tek Berisha rrëzoheshin nëpërmjet një procesi gati inkuizitor, duke i fyer publikisht nëpër komisione, ku sulmet e shpifjet ishin në rend të ditës, duke na kujtuar gjyqet publike gjatë revolucionit kulturor kinez.

Disa prej kandidatëve urdhëroheshin që të hiqnin dorë nga gara vetëm e vetëm që t’u shpëtonin fyerjeve publike. Me kalimin e viteve pushteti i drejtësisë dhe institucionet e shtetit, në përgjithësi po binin plotësisht nën kontrollin e kryeministrit të radhës dhe po degjeneronin së bashku me sjelljet e tyre publike. Në këtë batak moçalor kishin rënë Parlamenti, institucionet e shtetit, drejtësia dhe institucioni i zgjedhjes ishte rrëzuar plotësisht”, shkruan Topi.

Ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Në këto kushte, ish-presidenti Topi shkruan se erdhi ndërhyrja e ndërkombëtarëve që mundësuan miratimin e reformës në drejtësi. “Për këtë arsye dhe nevojën jetike të pastrimit të pallatit të drejtësisë, viti 2015 solli një mesazh nga partnerët e SHBA-së dhe BE-së për ndryshime kushtetuese që do të përbënin një themel politik, juridik dhe strukturor të një drejtësie të re. Ndonëse jashtë vullnetit të një pjesë të Parlamentit, deputetët miratuan në korrikun e vitit 2016 në mënyrë unanime ndryshimet në Kushtetutë që, sipas meje, përbënin aktin e ‘kapitullimit’ të politikës së korruptuar të Tiranës ndaj vullnetit të ndërkombëtarëve për të lejuar që në Shqipëri të fillojë procesi i pastrimit të drejtësisë nga helmet e forta të politikës së kalbur dhe korrupsionit të tranzicionit në Shqipëri. Gjatë gjithë periudhës kohore të përgatitjes së reformës, pa asnjë dyshim, katalizatori kryesor për të mos thënë i vetmi, ishte Donald Lu, ambasador i SHBA-së në Tiranë, i cili qysh në ardhje e kishte paralajmëruar një gjë të tillë.

Në këtë çast fillon faza e dytë, ajo e zbatimit në praktikë të reformës, ku shfaqen sërish përplasjet politike me shprehjet e përditshme: “Ti nuk e do reformën dhe unë po”, të cilat i ndanë palët politike dhe gati i çuan në pikën e fillimit. Kjo ishte ‘përplasja’ në dukje, pasi zërat më seriozë të opinionit publik shpreheshin se e gjithë politike ishte ‘zënë në çark’, pasi kush më shumë e kush më pak, gjatë trajektores së tij politike dhe ushtrimit të detyrës kishte problemet e veta me drejtësinë, diku të mbyllura dhe diku të hapura”.

Zbatimi i reformës

Topi ndalet edhe tek pasojat e zbatimit të reformës në drejtësi. “Sipas mendimit tim, qëllimit të mirë për të bërë reformën, i ra ndesh metoda e realizimit të saj. Institucionet e drejtësisë ranë përfundimisht në apati të thellë, filluan të dalin nga detyra e tyre funksionale në një atmosferë të ngarkuar psikologjike, e nxituar edhe nga klima e rëndë politike. Vetingu rrëzoi pjesën dërmuese në institucionet e kryesore, duke i nxjerrë jashtë funksionit. Dukej sikur Edi Rama ishte ‘prokurori’ që prodhoi kjo reformë dhe në betejën e tij politike hidhte të gjithë barrën e fajit tek opozita dhe e gjithë trupa e drejtësisë. Një sjellje totalisht qesharake, pasi vetë Rama më trupën e tij politike ishte pjesë e problemit të madh të kredibilitetit të institucioneve. Është politika nëna e institucioneve dhe jo e kundërta.

Çifti Berisha-Rama kishin tronditur themelet e shtetit në 2008, ku dëmin më të madhe e pësoi drejtësia dhe sidomos drejtësia në ditën e zgjedhjeve. Zgjedhjet e manipuluara me komisionerë politikë, militantë dhe shpesh të paarsimuar e të dhunshëm, paratë e pista në qarkullim, blerja e votës dhe shpesh falsifikimi i rezultateve, paraprakisht ndërtuan një politikë të dobët, të paaftë dhe një parlament të projektuar nga një proces korruptiv me bekimin e shefave politikë, ndërtesë ku hyri edhe një pjesë jo e vogël e njerëzve me krime mbi supe. Një parlament i dobët, me sjellje të një morali politik të kompromentuar rëndë, natyrisht nuk mund të garantojë institucione të forta dhe të moralshme. Për këtë arsye, Shqipëria sot jo vetëm ka institucione të dobëta, por edhe më keq, është për herë të parë në historinë e shtetit pa institucione funksionale sikurse është dalja jashtë loje e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë. Parimi më themelor dhe i vjetër sa vetë jeta është fakti se pa strukturë nuk ka funksion. Në këtë kaos, për të cilin pa dyshim faji është te politika, ka ende dyshime të forta që reforma administrohet nga ajo. Qëllimit të mirë i reformës për të kthyer drejtësinë tek qytetarët, i qëndron si gurë nën rrota sabotimi nga politikanët me të pushtetshëm të vendit, në pushet dhe opozitë”, shkruan Topi.

Bashkëpunimi Rama-Berisha në 2007-2008

Topi rrëfen rolin e tij në bashkëpunimin mes Ramës dhe Berishës në vjeshtën e vitit 2007. “Në vjeshtën e vitit 2007, jo më shumë se 2-3 muaj nga marrja e detyrës si president, vendosa si çështje parësore nxitjen e bashkëpunimit midis forcave politike parlamentare për reformimin e paketës kushtetuese të sistemit të drejtësisë. Pa shumë mund arrita të marr miratimin e Berishës dhe Ramës për t’u takuar së bashku, për të folur për nevojën e vazhdimit të dialogut politik dhe në veçanti për reformën në sistemin e drejtësisë, perceptimi për të cilin ishte përgjithësisht negativ. Për këtë arsye në ditët e para të nëntorit u organizua në Pallatin e Brigadave takimi ku morën pjesë krerët e partive parlamentare, i cili në çdo rast konsiderohej një hap pozitiv pas përplasjeve në zgjedhjen e presidentit.

Pas deklarimit të palëve, komunikimi filloi të ishte më intensiv me politikën, grupet e interesit dhe median, aq sa në këtë periudhë nuk flitej për gjë tjetër. Kjo klimë e re në politikë dhe institucione, ku rolin e katalizatorit po e kryente kreu i shtetit, filloi të krijojë ‘alergjitë’ e para te mazhoranca, pas së cilës fshihej kryeministri me lojën e tij në prapaskenë. Filluan të shfaqen në media idetë e ‘juristëve’ politikanë të këshilluar në zyrën e Berishës, që rolin themelor për reformën në drejtësi e ka Kuvendi dhe jo presidenti, që të cilën asnjëherë nuk e kisha vënë në dyshim, pasi Shqipëria është republikë parlamentare. Angazhimi im ishte për të bërë bashkë ata që ishin të ndarë dhe pa asnjë komunikim mes tyre. Pavarësisht luftës për protagonizëm dhe sulmeve të kamufluara, paradoksalisht isha i gëzuar që Rama e Berisha ishin bërë bashkë, që reforma në drejtësi të bëhej. Koha po kalonte me shpejtësi dhe i gjithë bashkëpunimi i tyre po shkonte ne kanale të tjera dhe vetëm në interes të meskinitetit diabolik të tyre. Tashmë po bëhej e qartë se qëllimi i tyre nuk ishte drejtësia, por themelimi i padrejtësisë, pasi gjithçka lidhej me ndryshimin e sistemit politik dhe atij zgjedhor që i bënte të dominuesit afatgjatë të fatit të shqiptarëve”, shkruan Topi.

/a.rada

Next Post
Njihuni me partnerët më të këqinj sipas Horoskopit

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, e Diel 26 Maj 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In