• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

by Os De
10/12/2025 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, analisti dhe një nga themeluesit e PD, Preç Zogaj bëri një vlerësim reflektiv mbi rrugëtimin e Shqipërisë pas vitit 1990.

Ai theksoi se idealet e dhjetorit, që synonin kthimin e vendit drejt Perëndimit dhe respektimin e lirisë dhe të drejtave njerëzore, janë realizuar pjesërisht.

“Impresioni im po ti kthehem atyre viteve, ne u futëm për një qëllim jo për një trill. Kishim një projekt të rrumbullakosur akoma të pa detajuar por projekti ishte Shqipëria demokratike evropiane. Parë nga këndvështrimi i atyre viteve Shqipëria është përpara ëndrrave të dhjetorit, kam një mendim ndryshe nga shumë të tjerë që thonë se idealet e dhjetorit u ndryshuan, u tradhtuan. Ideali i parë ishte kthimi i Shqipërisë me drejtim nga perëndimi dhe kjo ndodhi. Një Shqipëri ku zbatohen liritë dhe të drejtat njerëzore që i kishte i gjithë perëndimi, e drejta e pronës, e drejta e lëvizjes, e drejta fjalës etj. Edhe kjo ndodhi. Në aspektin e projektit makro, Shqipëria është përpara”, u shpreh Zogaj.

Megjithatë, ai vuri në dukje se Shqipëria mbetet pas standardeve demokratike të vendeve perëndimore, veçanërisht në ndërtimin e institucioneve funksionale.

“Shqipëria është përpara dhjetorit 1990 por është prapa kohës. Shqipëria mund të kishte qenë shumë më mirë nëse do ndiqte disa standarde demokratike siç i ka perëndimi. Të ndërtosh institucione mbi ligje të shëndosha që zbatohen. Shqipëria ka dështuar në ngritjen e institucioneve funksionale demokratike. Partitë janë institucione të shenjta në demokraci, kjo është demokracia në të kundërt do të ishte kaos. Fillimet ishin të pastra, të drejta, kishte shumë entuziazëm, kishte idealizëm, kishte njerëz që e kishin pasur ëndërr këtë gjë’, tha ai.

Zogaj riktheu vëmendjen te fillimet e pastra dhe entuziazmi i radhëve të para të demokracisë në vend.

Ai përfundoi duke nënvizuar rëndësinë e përgatitjes së përgjithshme dhe zbatimit të ligjit si element kyç për avancimin e demokracisë shqiptare.

“Unë mendoj se ka iluminim vet ideja se do ta kthejmë Shqipërinë me fytyrë nga perëndimi, lajtmotivi pastaj bëhet program. Kishte dhe program dhe mund të them PD kishte program dhe statut, kishte vizion demokratik për ndërtimin e partisë por ky vizion që ishte dhe i shkruar u shkel vet statuti mbi të cilin u themelua partia. Kishim një përgatitje të përgjithshme për sa i përket orientimit, në radhët tona kishim dhe ekspert që kishin njohuri për ligjin, për ekonominë”, theksoi Zogaj.

Next Post
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In