• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

by Os De
10/12/2025 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli vlerësoi ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe shoqëria shqiptare që nga dhjetori i vitit 1990, duke e përshkruar transformimin si “të jashtëzakonshëm, të paprecedent dhe të pamendueshëm”.

“Ka kaluar një brez i tërë që nga dhjetori ’90, dhe nëse bëhet një krahasim me situatën e sotme, ndryshimi është i jashtëzakonshëm,” tha Vangjeli. Ai theksoi se rruga që ka ndjekur vendi dhe shoqëria ka krijuar një realitet të ri gjeopolitik, ku shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë shfaqen krejt ndryshe nga një dekadë më parë.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli tha se Shqipëria është sot shumë herë më mirë se sa ka qenë, por gjithashtu shumë herë më keq se sa do të duhej të ishte, për shkak të mungesës së përkushtimit të politikës.

“Ky vend gjithçka e ka me shumicë: përveç dashurisë, tensioni dhe urrejtja janë të shumta. Njerëzit që janë në politikë e shikojnë vendin në dy kënde të ndryshme: kur janë në opozitë e shohin si agjenci funerale, dhe kur janë në pushtet i ngjan konceptit të Edenit,” shtoi Vangjeli, duke vënë në dukje dualitetin e perceptimit politik dhe shoqëror në vend.

Ai përfundoi duke theksuar se sfidat e shoqërisë shqiptare janë ende të mëdha, por ndryshimet historike dhe gjeopolitike e kanë vendosur vendin në një rrugë të re zhvillimi.

Analisti Vangjeli vlerëson se edhe në përpjekjet e fundit politike, protagonizmi i të rinjve nuk sjell risinë e pritur.

“Nuk po flas për emrin e një partie, por për atë që ka prodhuar shoqëria shqiptare. A frymëzon apelimi i këtij projektit? A është kjo mënyra? A ka gabime nëse do të realizohej sipas projeksionit të këtij arkitekti, do të ishte më mirë? Janë të gjitha këto çështje në këtë algoritëm kur futen dy fjalë: ‘protagonizëm’ dhe ‘populizëm’, dhe historia shkon ndryshe,” tha Vangjeli.

Ai thekson se pasiviteti i shqiptarëve ndaj politikës lidhet ngushtë me mungesën e frymëzimit.

“Është e njëjta gotë verë nga e njëjta fuçi e helmuar. Asgjë e re, të njëjtat gjëra që kanë ndodhur në PD dhe PS. Sjellja e politikanëve të rinj duket sikur recitojnë rolet e të tjerëve. Politiakët nuk janë më në gjendje të drejtojnë dhe kontrollojnë shoqëritë, dhe këtu mund të ndodhë edhe diçka më e keqe”, tha ai.

Next Post
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

Franca nxjerr në treg 10 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike, kompanitë ulin çmimet e karburantit

November 2, 2026
Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

Protestat/ Rama publikon videon, tjetër thirrje studentëve për dialog

November 2, 2026
Reshje shiu dhe dëbore, çfarë na pret në 3 ditët e ardhshme?

Moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

Tragjedi në Florida, 9 viktima nga rrëzimi i avionit privat, detaje tronditëse nga komunikimet e fundit të pilotit

November 2, 2026
Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

November 2, 2026
FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

November 2, 2026
Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In