• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balta e vërtetë që duhet të heqim nga portreti i Shqipërisë

by Mero Baze
05/11/2022 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Beteja e Edi Ramës për tu mbushur mendjen kundërshtarëve “të mos flasin keq për Shqipërinë” është një betejë e humbur. Dhe në fakt nuk ka shumë kuptim në një vend si Shqipëria, ku lufta për pushtet ka njohur dhe episode shumë më të rënda se sa thjesht bashkimi me racizmin ndaj shqiptarëve.

Është një betejë që nuk ja vlen as ta nisësh, pasi duket sikur përdor patriotizmin si një mënyrë për të shmangur goditjen nga kundërshtarët. Por në këtë zhvillim ka diçka më të rëndësishme se sa qëndrimi i Ilir Metës në emër të opozitës. Është përfaqësimi i opozitës nga Ilir Meta, për shkak të ”non grata”-s së Sali Berishës.

Mendoni një moment që Berisha tani të ishteende “njeri i lirë” sic është akoma Ilir Meta. Të mos ishte “non grata” në SHBA familjarisht si hajdut dhe po ashtu “non grata” në Britani të Madhe si politikan i korruptuar me lidhje me grupe kriminale që i përdor për pushtet.

I intervistuari i parë i shtypit britanik për këtë histori do të ishte Sali Berisha. Nuk them se nuk mund të paguaj ndonjë faqe të sponsorizuar nga ato me 6 mij ndjekës që i hap vet , por po flas për shtypin serioz britanik.
Dhe kur të dëgjonte Sali Berishën Edi Rama, deklaratat e Ilir Metës do ti dukeshin si të ishte anëtar kryesie i PS.
Ky në fakt është i vetmi lajm serioz në baltën që hidhet mbi shqiptarët dhe në përpjekjen e shqiptarëve për të mos u bër pis si komb.

Një prej politikanëve më zullumqarë të këtij vendi këto 30 vitet e fundit konsiderohet i vdekur për Perëndimin. Është i paintervistueshëm, i pacitueshëm, i papërfillur dhe mbi të gjitha i padëshiruar për ta.

Në vend të tij flet Ilir Meta, aq sa mund të flas ai si Sali Berisha, kur nuk rrëshqet nga binarët.

Ndaj nuk ja vlen debati për këtë çështje. Mos prisni që Ilir Meta të kursejë Shqipërinë, nëse është i bindur se dëmton sadopak Edi Ramën. Do të ishte naivitet.

Por shikoni se si perëndimi, është ën hall për të gjetur një zë nga opozita në Shqipëri dhe përfundon tek Ilir Meta. Ky është vërtet problemi që kemi, kjo është realisht balta jonë që nuk po ja heqim dot vetes. Pa baltën e racizmit dhe ksenofobisë e ka provuar çdo vend i vogël dhe i varfër si ne. Por baltën reale të vendit që mban peng opozitën e kemi detyrë ta heqim ne. Në radhë të parë populli opozitar por dhe gjithë shoqëria.

Shikoni si kuis Sali Berisha i lidhur me zinxhir brenda oborrit të SHQUP, pa e përfillur askush ta kuptoni se kush është balta e vërtet që duhet ti heqim Shqipërisë.

Next Post
Emrat/ Mijëra euro e lekë të falsifikuara, prokuroria e Elbasanit çon për gjykim dosjen e 6 të arrestuarve: 50 euro shitej me 1800 lekë

Emrat/ Mijëra euro e lekë të falsifikuara, prokuroria e Elbasanit çon për gjykim dosjen e 6 të arrestuarve: 50 euro shitej me 1800 lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In