• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Balluku në Forumin Global të Energjisë: Shqipëria një vend i vogël, por ka pasuri të konsiderueshme nëntokësore

by Java News
10/01/2020 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga eventet më të rëndësishme botërore për energjinë, është tashmë prej vitesh Forumi Global i organizuar nga Atlantic Council, i cili mbledh përfaqësues të nivelit të lartë, me ndikim në politik bërje dhe vendimmarrje. Ky forum synon shkëmbimin e eksperiencave dhe krijimin e partneriteteve të reja në fushën energjetike, për hartimin e strategjive rajonale dhe globale si dhe ndërtimin e bazës rregullatore në sektorët e ndryshëm energjetik.

Në forumin e organizuar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe ka marrë pjesë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së saj Ministrja Balluku vlerësoj rolin e rëndësishëm që Atlantic Council ka në gjenerimin e ideve të reja për zhvillim, praktikave më të mira nga mbarë bota, si dhe mbështetjen e vyer që jep për çështje të rëndësisë së veçantë si siguria energjetike dhe disiplinimi i sektorit të naftës dhe gazit. Ajo prezantoi zhvillimet e reja në fushën e hidrokarbureve dhe masat që qeveria Rama synon të marr në këtë fushë.

“Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, ka pasuri të konsiderueshme nëntokësore, veçanërisht në naftë. Vitet e fundit disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë operojnë në upstream, në vendin tonë dhe të tjera kanë shprehur interes. Ndërkohë përsa i përket sektorit të përpunimit dhe shpërndarjes së naftës, duke konsideruar volumin që zë në treg, si dhe sfidat unike që paraqet, qeveria shqiptare ka parashikuar dhe do të implementojë një strategji afatgjatë për disiplinimin dhe mbarëvajtjen e këtij sektori me ndikim të ndjeshëm në financat e shtetit dhe ekonominë vendase. Sistemi i ri ” Track & Trace”, bazuar mbi praktikat më të mira ndërkombëtare, do të jap zgjidhjet e munguara si dhe rezultate të ndjeshme dhe të menjëhershme”, u shpreh Balluku.

Ministrja Balluku, në mbyllje të fjalës së saj, referoi qëndrimin e qeverisë për zhvillimet e fundit, duke përsëritur dhe një herë se partneriteti me SHBA është vendimtar dhe jetik për Shqipërinë.

“Për ne shqiptarët është e thjeshtë, ne nuk kemi asnjë dilemë, ne qëndrojmë në krah të partnerit tonë strategjik, SHBA. Historia na ka treguar se kush janë miqtë e vendit tonë, na ka mësuar përmes vështirësive se kush ruan vlerat e demokracisë, e kush është shembull i shtetformimit, ndaj ne me mirënjohje të plotë, qëndrojmë në krah të miqve tanë. Nëse qëndrojmë të gjithë bashkë, kështu siç jemi sot, nëse kemi ide të qarta e si rrjedhojë plane të qarta për arritur objektivat tanë si: mbrojtja e demokracisë, pavarësia dhe siguria energjetike si dhe krijimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike për të gjithë vendet tona, vetëm atëherë do të jemi të fortë mjaftueshëm për të përballuar çdo sfidë”, theksoi ministrja Balluku.

Gjatë forumit të Këshillit Atlantik, Ministrja Balluku zhvilloi një takim me Gjeneralin James Jones, ish Komandant Suprem i Forcave të NATO për Europën dhe njëkohësisht themelues i nismës “3 Seas”. Temat kryesore të diskutimit mes tyre ishin ngjarjet aktuale, siguria energjetike dhe ajo kibernetike. Gjenerali Jones i shprehu Ministres Balluku gadishmërinë për të mbështetur nismat e rëndësishme të qeverise shqiptare në fushën energjetike dhe atë të teknologjisë së komunikimit, duke vlerësuar rolin vendimtar të Shqipërisë në rajon.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiponja dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, përfaqësuesja e Malit të Zi bëhet virale

Shqiponja dykrenare në skenën e Miss Universe 2026, përfaqësuesja e Malit të Zi bëhet virale

November 24, 2026
“Nuk na ka marrë malli fort…”, Dogjani kërkon sqarim: Pse Rama injoron Kuvendin?!

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin dhe konvertim në 3 vite shërbim prove

November 24, 2026
Skema e re: Pagesa e ujit me fasha! Tarifa bazë për familjet aplikohet deri në 18 m³ në muaj

Skema e re: Pagesa e ujit me fasha! Tarifa bazë për familjet aplikohet deri në 18 m³ në muaj

November 24, 2026
Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

Raporti i KE-së ndez debatet në Kuvend, Bardhi përplaset me Peleshin: I keni vënë kyçin Parlamentit!

November 24, 2026
Vrasja e “Sel Çamit”, policia bastis banesën e “Ben Qimes” në Fier

Kronologjia/ Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit! Gazetari: E ruajtën derisa…

November 24, 2026
“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

“Kanë botën e tyre”- Këngëtarja e njohur shqiptare mesazh prekës për dy fëmijët e saj me autizëm: Mos e merrni si fatkeqësi…

November 24, 2026
Bilanci i Rrugores së Vlorës: 26 shoferë të arrestuar gjatë gushtit! 110 gjoba për drejtim mjeti në efektin e alkoolit

Mbi 5000 gjoba brenda një jave, Policia Rrugore aksion në rrugët e Tiranës, bllokohen mjete luksoze

November 24, 2026
PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

PS voton përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar! Çuçi dhe Braçe abstenuan

November 24, 2026
Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In