Balluku thotë se ishin një skenar negativ, i mesmi dhe optimisti. Sipas saj i mesmi ishte më i realizueshmi pasi me rritjen e fluturimeve gjatë verës, atëhere pagat rriteshin me nga 20% në qershor dhe shtator.
Sipas saj edhe me skenarin negativ pagat do i rriteshin gjithsesi. Pas 7 ditësh, Balluku thotë se kontrollorët ‘shpërthyen’ direkt dhe kërkuan ose pagat që kishin ose bllokim të hapësirës ajrore.
BELINDA BALLUKU: Kontrollorët që nxitën një grevë, në kundërshtim me Kodin e Punës. Janë paradrejtësisë, dhe kjo është çështje që kontrollorët, me ndërgjegjie të rëndë, duhet të lihen të punohen, s’është më debat publik.
PYETJA: Kur jeni vënë në dijeni për kërkesat e kontrollorëve?
BELINDA BALLUKU: Nuk e di cili qytetar e ka, e menaxhon Albcontrol. Ne nuk e menaxhojmë, jo qeveria. Qeveria mbikëqyr proceset, ne nxjerrim rregulloret, ministri urdhrat. Megjithatë po ju them nuk e di cili qytetar e ka, veç disa televizioneve me pozicione politike.
Ne nuk ndërhyjme dot në këtë marrëdhënie. Çdo herë që jemi vënë në dijeni, i kemi thënë Albcontrol, kemi marrë përgjigje për fazat e negocimit. Janë ulur drejtuesit e Sindikatës dhe Albcontrol, ka plan veprimi. Pas takimit të 30 marsit, është lënë detyrë e bordit drejtues, si do zgjidhet çështja e pagave. Janë tre skenarë, dhe kështu zgjidhen pagat. Një negativ, i mesmi dhe pozitiv. I mesmi është më i realizueshmi. Kthim në normalitet për shkak të rritjes së trafikut, gjatë verës. Parashikohet që gjatë verës t’i rriten me nga 20% në qershor e shtator .Edhe në negativin i rriten.
Kam një pyetje, kur kanë marrë skenarin më 2 prill, e kanë përpunuar, si ka mundësi që pas 7 ditësh shpërthen dhe s’duan të negociojnë. Nëse s’na i çoni pagat aq, ne mbyllim hapësirën ajrore. Kam biseduar, se po më regjistronin. Pashë që
Telefonova zotërinë, për 1 orë e gjysëm jemi aty. Ishte shumë i qetë, pasi nuk ishte në regjistrim. Pas 50 minutash thanë kemi 3orë që presim. U thyen shumë masa etike. Për të krijuar një problem 2 javët e fundit të zgjedhjeve, për të hapur probleme shtetit.
Diçka është e qartë dhe e sigurt, në këtë mesele nuk janë gjithë kontrollorët, vetëm një grusht të cilët janë të motivuar, incentivuar nga politika por dhe interesat personale. Edhe duke i njohur. Ajo që është e rëndësishme, kontrollorët janë persona normalë. U dëgjua që edhe u shanë.
PYETJA: Pse u arrestuan?
BELINDA BALLUKU: Skam lidhje, asnjë tagër, asnjë dijeni mbi to. Kam qenë shumë e zënë, ndejta 48 orë në Rinas për të nisur operimet. Duhet t’i bëni këto pyetje aty ku kanë tagër.