Balluku: Ja tre skenarët e pagave të kontrollorëve ajrorë: I mesmi më i arsyeshmi

Balluku 2
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ftuar në emisionin ‘’ Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka zbuluar tre skenaret që ishin propozuar për rritjen e pagave të kontrollorëve ajrorë të Albcontrol

Balluku thotë se ishin një skenar negativ, i mesmi dhe optimisti. Sipas saj i mesmi ishte më i realizueshmi pasi me rritjen e fluturimeve gjatë verës, atëhere pagat rriteshin me nga 20% në qershor dhe shtator.

Sipas saj edhe me skenarin negativ pagat do i rriteshin gjithsesi. Pas 7 ditësh, Balluku thotë se kontrollorët ‘shpërthyen’ direkt dhe kërkuan ose pagat që kishin ose bllokim të hapësirës ajrore.

BELINDA BALLUKU: Kontrollorët që nxitën një grevë, në kundërshtim me Kodin e Punës. Janë paradrejtësisë, dhe kjo është çështje që kontrollorët, me ndërgjegjie të rëndë, duhet të lihen të punohen, s’është më debat publik.

PYETJA: Kur jeni vënë në dijeni për kërkesat  e kontrollorëve?

BELINDA BALLUKU: Nuk e di cili qytetar e ka, e menaxhon Albcontrol. Ne nuk e menaxhojmë, jo qeveria. Qeveria mbikëqyr proceset, ne nxjerrim rregulloret, ministri urdhrat. Megjithatë po ju them nuk e di cili qytetar e ka, veç disa televizioneve me pozicione politike.

Ne nuk ndërhyjme dot në këtë marrëdhënie. Çdo herë që jemi vënë në dijeni, i kemi thënë Albcontrol, kemi marrë përgjigje për fazat e negocimit. Janë ulur drejtuesit e Sindikatës dhe Albcontrol, ka plan veprimi. Pas takimit të 30 marsit, është lënë detyrë e bordit drejtues, si do zgjidhet çështja e pagave. Janë tre skenarë, dhe kështu zgjidhen pagat. Një negativ, i mesmi dhe pozitiv. I mesmi është më i realizueshmi. Kthim në normalitet për shkak të rritjes së trafikut, gjatë verës. Parashikohet që gjatë verës t’i rriten me nga 20% në qershor e shtator .Edhe në negativin i rriten.

Kam një pyetje, kur kanë marrë skenarin më 2 prill, e kanë përpunuar, si ka mundësi që pas 7 ditësh shpërthen dhe s’duan të negociojnë. Nëse s’na i çoni pagat aq, ne mbyllim hapësirën ajrore. Kam biseduar, se po më regjistronin. Pashë që

Telefonova zotërinë, për 1 orë e gjysëm jemi aty. Ishte shumë i qetë, pasi nuk ishte në regjistrim. Pas 50 minutash thanë kemi 3orë që presim. U thyen shumë masa etike. Për të krijuar një problem 2 javët e fundit të zgjedhjeve, për të hapur probleme shtetit.

Diçka është e qartë dhe e sigurt, në këtë mesele nuk janë gjithë kontrollorët, vetëm një grusht të cilët janë të motivuar, incentivuar nga politika por dhe interesat personale. Edhe duke i njohur. Ajo që është e rëndësishme, kontrollorët janë persona normalë. U dëgjua që edhe u shanë.

PYETJA: Pse u arrestuan?

BELINDA BALLUKU: Skam lidhje, asnjë tagër, asnjë dijeni mbi to. Kam qenë shumë e zënë, ndejta 48 orë në Rinas për të nisur operimet. Duhet t’i bëni këto pyetje aty ku kanë tagër.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com