• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Balluku inspekton punimet e nënstacionit të ri te Gjiri Lalëzit: Përfitues, jo vetëm banorët por edhe pushuesit

by Java News
22/05/2019 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona e Gjirit të Lalëzit dhe fshatrat përreth shumë shpejt do të kenë një furnizim më të mirë me energji elektrike. Investimi i nisur nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në këtë zonë do të garantojë një furnizim me energji më të mirë, jo vetëm për banorët e kësaj zone por edhe për pusheshit të cilët e frekuentojnë zonën gjatë sezonit turistik.

Faza e parë e punimeve, që përfshinë ndërtimin e nënstacionit 110/20, ka përfunduar, janë vendosur 2 transformatorë me fuqi 50 MW si dhe janë vendosur pajisjet për 8 fidera. Aktualisht, OSHEE ka nisur fazën e dytë të investimit, duke lidhur kontratën për ndërtimin e 3 fiderave të parë (nga 8 gjithsej) të rrjetit shpërndarës 20 KV, ndërtimin e kabinave dhe rrjet të ri ABC, për mbulimin e gjithë zonës bregdetare të Gjirit të Lalëzit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, inspektuan ecurinë e punimeve.

“Faza e parë u kurorëzua me përfundimin e nënstacionit 110/20 kilovoltsh që është një investim tepër i rëndësishëm, kjo zonë nuk kishte parë asnjëherë investime të këtij niveli. Faza e dytë përfshinë shtrirjen e rrjetit që nis nga ky nënstacion, janë gjithsej 8 fidera dhe vlera e investimit shkon në 1 miliard lekë përsa i përket fiderave. Këtu jemi duke inspektuar punimet në 3 fiderat e parë që përfshinë zonën e plazhit të Gjirit të Lalëzit dhe pjesën e Manzës. Ky investim ka filluar në muajin prill dhe përfundon brenda muajit shtator”, u shpreh Çela duke bërë shtuar se ky investim po sinkronizohet edhe me OST e cila po ndërton linjën 110 kilovolt nga nënstacioni i Sallmones.

Nga ana e saj, ministrja Belinda Balluku, tha se ky investim është pjesë e investimeve të parashikuara për t’u zhvilluar në zonat bregdetare me qëllim mbështetjen e zhvillimit të turizmit. Balluku theksoi se përfitues të tij do të jenë jo vetëm banorët e zonës por edhe pushuesit e shumtë që frekuentojnë këtë zonë.

“Investimi në zonën e Gjirit të Lalëzit është pjesë e të gjitha investimeve që ne kemi planifikuar për të bërë në këtë zonë turistike, ashtu si dhe në zonat e tjera, për të shtuar kapacitetet e shërbimeve dhe për t’i dhënë qytetarëve, dhe atyre që banojnë në zonë por dhe atyre që vijnë thjesht për të pushuar, shërbime sa më të mira. Ky është një projekt i mbështetur nga fondet e OSHEE-së, 1.4 miliardë lekë të reja, dhe i kombinuar me projektin e OST-së për ndërtimin e linjës 110 kilovolt. Është sigurisht një kombinim për të dhënë dhe për të mbështetur të gjitha investimet që po bëhen në këtë zonë në bazë të strategjisë së turizmit”, deklaroi Balluku.

Ministrja Balluku solli gjithashtu në vëmendje se krahas investimit që po bën OSHEE dhe OST në këtë zonë është edhe linja e re e ujësjellësit të ri të Durrësit, që nis nga Fushë-Kuqja dhe që do përfitojë edhe zona e Gjirit të Lalëzit. Këto investime, mungesa e të cilave prej vitesh ka qenë një shqetësim, do të bëjnë të mundur nxitjen e investimeve me qëllim shtimin e numrit të turistëve në këtë zonë.

“Këto dy projekte energjetike, ai i OSHEE-së që po inspektojmë sot dhe ai i OST-së me linjën 110 kilovoltshe, kombinohen gjithashtu dhe me një projekt të ujësjellësit, që e kemi inspektuar pak ditë më parë nga zona e Fushë-Kuqes në drejtim të Durrësit, për të furnizuar me ujë të gjitha ato zona që deri më sot nuk janë furnizuar më shumë sesa me 2 apo 3 orë ujë. Të gjitha këto projekte së bashku të kombinuara rrisnin cilësinë e jetës së qytetarëve dhe bëjnë të mundur që këto zona të jenë zona turistike dhe këtu të investohet nga të gjithë investitorët që kanë në plan të zhvillojnë turizmin në Shqipëri, ashtu siç është parashikuar në strategjinë e turizmit”, nënvizoi Balluku.

Me nënstacionin e Gjirit të Lalëzit do të furnizohen zonat si, Plazhi i Gjiri i Lalëzit, zona e Manzës, Ishëm, e deri te Kepi i Rodonit. Investimi për ndërtimin e rrjetit 20kV, parashikon shtrimin e 69.6 km rrjet Tension i Mesëm 20 kV, 256 km rrjet Tension i Ulët me përcjellës ABC si dhe ndërtimin e 155 kabinave elektrike.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Tymuese drejt godinës, studentët kopjojnë opozitën, thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit

FOTO/ Tymuese drejt godinës, studentët kopjojnë opozitën, thyejnë xhamat e Ministrisë së Arsimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

September 15, 2026
Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

Depistimi i fëmijëve në shkolla, ministrja Spahiu: Prioritet me protokolle të qarta edhe për trajtimin në vijueshmëri

September 15, 2026
NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

NATO në alarm, fregata ruse lëshon dy raketa drejt një helikopteri danez!

September 15, 2026
“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

“Nafta mbi 229 lekë për litër”- Denoncimi i PD: Qeveria nuk po ndërhyn për uljen e çmimit, të eliminohet taksa e qarkullimit!

September 15, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

September 15, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

S’është puna se duan 10 mijë euro, por se sillen si pronarë të shtetit

September 15, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

“Çfarë ligësie dhe turpi”- Balla akuza Opozitës: Manipuloi me videon e nxënësve në Tuz për propagandë politike, kukullat e bufit Sali…

September 15, 2026
DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike

DEBATE në Komisionin “Xhafaj”, kryetari: Kam bërë 7 ankesa për zhurmën! Drejtori i Agjencisë për Bashkëqeverisje: Ka institucione problematike

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com