• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balluku: 9 kompani lider në botë, gati për ndërtimin e parqeve eolike në Shqipëri

by A R
15/06/2022 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimi i parqeve eolike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e kompanive më të njohura europiane në këtë sektor. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion, bëri të ditur se janë 9 kompani ndërkombëtare të cilat kanë shprehur interes sa i takon ndërtimit të parqeve eolike, me një kapacitet prej 100 megavatësh.

“Një eksperiencë e re, shumë e suksesshme po vazhdon dhe po ndodh në këto momente me tenderin e ndërtimit të impianteve të erës. Një ankand i dytë, pasi atij të impianteve fotovoltaike, impiantet e erës. Në datën 9 qershor, skuadra ime e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me prezencën e skuadrës së BERZH, kanë hapur fazën e parë të shprehjes së interesit përsa i përket këtij ankandi për ndërtimin e parqeve 100 megavat në Republikën e Shqipërisë. Deri më tani janë 9 pjesëmarrës, të cilët janë nga kompanitë më të mëdha europiane. Nga Verbundi austriak, tek Total francez, të cilët kanë shprehur interes për të marrë pjesë në fazën e dytë dhe për të pasur pas një viti një fitues edhe në këtë fushë”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilësoi këtë si një dëshmi e garës së hapur që tashmë Qeveria Shqiptare po zhvillon dhe që po tërheq gjithmonë e më shumë kompanitë e huaj. Ky ankand vjen pas dy ankandeve të zhvilluara për dy parqet fotovoltaike, Karavasta dhe Spitallë, të cilat u fituan nga kompania e njohur franceze, Voltalia.

“Këto janë hapat që ne kemi hedhur dhe nëse merren masa konkrete, nëse punohet ashtu siç duhet padyshim Shqipëria mund të bëhet një vend udhëheqës përsa i përket të gjithë iniciativave ekonomike të rajonit, por nga ana tjetër mund të bëhet një vend europian në të gjitha nivelet dhe strukturat administrative”, deklaroi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se Shqipëria ka bërë hapa para duke ndërmarrë një sërë reformash të cilat po e kthejnë në një vend atraktiv për investitorët.

/a.r

Next Post
Rama publikon të tjera foto nga Kievi, zbulohet mesazhi i tij për ukrainasit: Shpresoj që bota…

Rama publikon të tjera foto nga Kievi, zbulohet mesazhi i tij për ukrainasit: Shpresoj që bota...

Comments 2

  1. Leka says:
    4 years ago

    Voltitalia ka filluar pune ,ne karavasta dhe Spitalle ,apo presim sa te rriten me teoer cmimet.Beni presion si Minisyri qe te zbatoj jontraten qe ka futuar .Ju lutem ipni komentin ose na thoni te largohemi nga saiti juaj

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Invesitorte duan fakte jo lloqe Kavajet,sh ministre ju i plackitni akoma pa filluar investimet,kto jane fakte,qe si hidhni dote poshte.Jeni te fundit ne rajon per te thithur invesitor te fuqishem,nuke vijne nga korrupsioni juaj golopant.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com