• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ballkani si fronti i dytë i Kremlinit për destabilizimin e Evropës, ku po gabon Perëndimi

by Java News
21/02/2023 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Marion Kraske

“Heinrich-Böll-Stiftung”

Aleksandar Vucic ka një të kaluar problematike. President aktual i Serbisë, ka luajtur një rol kyç në regjimin e ish-udhëheqësit serb, Slobodan Milosevic. Midis viteve 1998-2000, Vucic ishte Ministër për Informacion. Ndërkohë gjatë luftës në Bosnje, ku njësitë serbe kryen krime lufte të panumërta dhe gjenocid ndaj 8300 myslimanëve në Srebrenicë, ai ngjalli qëllimisht islamofobinë.

Për çdo serb të vdekur, do të vrasim 100 myslimanë, deklaroi ai, vetëm disa ditë pas masakrës së Srebrenicës. Që nga ajo kohë ai ka bërë shumë pak për t’u distancuar nga këto mizori. Madje deri në vitin 2018 ai e nderonte si një “udhëheqës të madh serb” Slobodan Milosevic, që u nxor para Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë me akuza për krime lufte dhe gjenocid, por që vdiq gjatë gjykimit.

Ideja e krijimit të Serbisë së Madhe ishte një gur-themeli i politikës së Milosevic. Në vitin 1991, ai u takua me presidentin e atëhershëm kroat, Franjo Tudjman në Karagjorgjevë. Të dy ranë dakord të ndanin midis tyre Bosnje Hercegovinën, me synimin krijimin e një Kroacie të Madhe dhe Serbie të Madhe.

Rezultati ishin krimet e tmerrshme të luftës. Por edhe sot, 28 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje dhe 24 vjet pas përfundimit të asaj në Kosovë, synimi i zgjerimit territorial vazhdon të luajë një rol qendror në politikën serbe. “Srpski Svet” (bota serbe), është emri i konceptit të bashkimit të të gjithë serbëve në një shtet të vetëm, pra një version i ri-menduar i imperializmit që promovonte dikur Milosevic.

Lideri aktual në Beograd, i konsideron kufijtë aktualë si tërësisht të përkohshëm. Në këtë sfond, ai ka vite që luan një lojë ekspertësh të “maces me miun” me negociatorët perëndimorë. Instrumentet kryesore në këtë lojë janë pakicat serbe në Kosovë dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Udhëheqja boshnjake vazhdimisht nxit konflikt në emër të tyre.

Ndërsa Vucic ka refuzuar me vendosmëri të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Në fundin e vitit të kaluar, nacionalistët serbë në veri të Kosovës ngritën barrikada ilegale. U sulmuan gazetarët dhe misionit i BE, EULEX. Beogradi kërcënoi se do të dërgonte ushtrinë përtej kufirit.

Ky radikalizim i rrezikshëm që e zhyti Ballkanin në tmerret e viteve 1990, përbën në fakt një model të njohur: provoko, luaj me kartën etnike (minoriteti serb në Kosovë është në një “situatë të tmerrshme”, tha kryeministrja serbe Ana Brnabic), bëj kërcënime, më pas ul gradualisht tensionet, derisa të vijmë tek provokimi i radhës.

Është problematike që lojtarët perëndimorë janë mësuar dhe po tolerojnë këtë model sjellje të Beogradit. Ai përmban të njëjtën narrativë që komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë Beogradit një ofertë. Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, SHBA-ja dhe BE-ja kanë tentuar kohët e fundit të arrijnë marrëveshje për krijimin e një Asociacioni të Komuniteteve Serbe në Kosovë, me objektivin e deklaruar “normalizimin e marrëdhënieve” midis 2 shteteve.

Por nga ana tjetër kritikët shohin tek krijimi i zonave të institucionalizuara serbe të ndikimit, rrezikun e një tjetër “Republika Srpska”, si ajo e dominuar nga serbët në Bosnje Hercegovinë. Nga ana tjetër në vend se të mbronte pandryshueshmërinë e kufijve në Evropë si një parim që nuk mund të negociohet, Uashingtoni mbështeti disa kohë më parë idenë e një shkëmbimi territoresh si një mjet për një marrëveshje përfundimtare.

Ideja u konceptua nga presidenti i Serbisë Vucic dhe homologu i tij në Kosovë në atë kohë, Hashim Thaçi, që sot është në pritje të gjykimit në Hagë për akuzat për krime të dyshuara të luftës gjatë luftës në Kosovë.  Kjo ide u mbështet pas disa hezitimesh edhe nga BE, dhe konkretisht nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini.

Ajo nismë dështoi, jo vetëm për shkak të vetos së Gjermanisë që në atë kohë drejtohej nga kancelarja Angela Merkel por edhe sepse Thaçi shkoi në Hagë për t’u përballur me akuzat. Megjithatë, analistja nga Beogradi Izabela Kisic e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, mendon se Vuçiç nuk i ka braktisur të gjitha shpresat për “ndarjen e Kosovës”.

Për të luajtur me kohën, Beogradi i është rikthyer politikës së provokimit të qëllimshëm, ndërsa pret një “situatë gjeopolitike më të favorshme”, siç është rikthimi në detyrë i Donald Trump. Ndërkohë Vucic ka mësuar se përshkallëzimi është një metodë që në fund të shpërblen, pasi të ofrohet gjithmonë diçka në këmbim.

Edhe marrëveshja e fundit që u është propozuar palëve synon që të “qetësojë” Vucic, dhe se pas krijimit të bashkësisë së komunave serbe, Beogradi do të distancohet zyrtarisht nga Moska. Por politologu dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, i Shkollës Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, është shprehur shumë kritik ndaj kësaj politike.

Ai argumenton se politika aktuale e SHBA-së për Ballkanin është “shumë e gabuar”. Sipas tij, Serbia po shkon drejt autoritarizmit dhe një bashkëpunimi më të ngushtë me Rusinë dhe Kinën. Por edhe Gjermania gjithashtu ka dështuar që t’i rezistojë si duhet frymës nacionaliste në rajon.

Në vend të një strategjie koherente për Ballkanin, kancelarja Merkel e pranoi në mënyrë të njëanshme liderin autoritar serb, duke e cilësuar atë si një “spirancë”. Ajo u takua në Beograd me Vucic 16 herë në 9 vite. Dhe në fjalimin e saj të lamtumirës, Merkel e lavdëroi presidentin serb se ka “mbajtur gjithmonë premtimet e tij”.

Në fakt për vite me radhë, Vucic ka refuzuar të angazhohet qartazi ndaj politikës evropiane. Kur shpërtheu lufta ruse kundër Ukrainës, ai u fokusua tërësisht në marrëdhëniet e veçanta midis Serbisë dhe Rusisë. Beogradi ka refuzuar t’i bashkohet sanksionet kundër Rusisë. Nuk është rastësi që në fillim të këtij viti grupimi paraushtarak rus Wagner hapi një zyrë në Beograd.

Duke pasur parasysh tensionet në rritje në rajon, mund të thuhet se koncepti gjerman i diplomacisë lajkatare të “stabilitokracisë” ka dështuar. Berlini është përqendruar për një kohë shumë të gjatë në stabilitetin në politikën e brendshme dhe tek llogaridhëniet në politikën e jashtme.

Në këmbim të kësaj, autokratëve iu falën të metat e tyre në respektimin e shtetit të së drejtës. Tani, me luftën në Ukrainë, situata në Ballkan po përshkallëzohet gjithashtu: me skenarin e fundit të krizës në Kosovën e Veriut në fillim të këtij viti, Vucic tregoi se rajoni është shumë pranë përsëritjeve të përplasjeve të mëparshme.

Edhe në Bosnje Hercegovinë, qeveria e Beogradit ka shfaqur hapur se aspiratat serbe për t’u bërë një fuqi e madhe janë një kërcënim për paqen. “Republika Srpska” (RS), pjesa e dominuar nga serbët e vendit, është produkt i politikës së spastrimit etnik nën Slobodan Milosevic.

Presidenti në detyrë i RS, Milorad Dodik, ka mbështetjen e Beogradit dhe Rusisë në synimet e tij për të krijuar një shtet të shkëputur të pavarur nga Bosnja. Qeveria e RS-së po bën të pamundurën për të minuar autoritetin e qeverisë qendrore në Saravejë. Një sjellje problematike po vërehet edhe nga Kroacia.

Shteti anëtar i BE-së ka ndjekur një kurs de fakto të ri-tugjmanizimit në politikën e tij të jashtme. Zagrebi e ka përdorur sistematikisht pakicën kroate në Bosnje (rreth 15 për qind) për të ndërtuar ndikimin e vet në vend. Qëllimi është të krijojë njësinë e tretë federative në vend.

Për këto arsye, ekziston një nevojë urgjente e ndryshimit të kursit të angazhimit të Gjermanisë në Ballkan. Tolerimi i ideve populiste çon në forcimin e separatistëve dhe politikave përçarëse, duke formuar një bosht të rrezikshëm destabilizimi me Rusinë, që nga ana tjetër, rrezikon interesat e sigurisë gjermane dhe evropiane. Sulmet aktuale ndaj shteteve multietnike të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi) duhet të rishqyrtohen në kontekstin e luftës në Ukrainë./Bota.al

Next Post
FOTO/ Ky është 35-vjeçari që mbeti i plagosur në Librazhd me armë zjarri

FOTO/ Ky është 35-vjeçari që mbeti i plagosur në Librazhd me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In