• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

‘Ballkani, pjesë e BE-së dhe vendi i rajonit është në…’/ Zëri i Amerikës: Angazhim për zgjerimin, por pa afate

by Java News
07/10/2021 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesit e lartë të Bashkimit europian ripohuan sot në përfundim të takimit të nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor angazhimin në mbështetje të procesit të zgjerimit. Një angazhim që theksohet dhe në deklaratën e miratuar gjatë këtij takimi, por pa përcaktuar afate kohore e ku ndërkohë nënvizohej se vetë Bashkimi europian nga ana tjetër duhet të sigurojë aftësitë e veta për të integruar anëtarë të rinj.

Takimi i sotëm mes udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit europian dhe atyre të 6 vendeve ballkanike u mbajt në një moment paqartësish dhe pengesash që kanë shoqëruar procesin e zgjerimit. Në fund të takimit drejtuesit më të lartë të BE-së i mëshuan faktit se Ballkani perëndimor është pjesë e BE-së dhe vendi i rajonit është në BE.

“Ky rajon ka një rëndësi strategjike për BE-në. Ne të gjithë së bashku, në deklaratën e e cila besoj se është e fortë, kemi dashur të riafirmojmë këtë perspektivë europiane, të riafirmonim që dëshira është që të punojmë me qëllim që të ketë përparim në kuadër të zgjerimit”, deklaroi Charles Michel, president i Këshillit europian.

Presidentja e Komisionit europian Ursula von der Leyen, ishte më e drejtpërdrejtë në komentet e saj: “Mesazhi i Komisionit është shumë i qartë. Para së gjithash, Ballkani Perëndimor është pjesë e së njëjtës Evropë me Bashkimin Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori. Ne ndajmë të njëjtat interesa, të njëjtat vlera, dhe jam thellësisht e bindur gjithashtu për të njëjtin fat. Dhe Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor, kështu që Komisioni im do të vazhdojë të bëjë çmos për të çuar përpara procesin e zgjerimit, dhe integrimin e rajonit në BE, ne duam Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, Nuk mund të ketë asnjë dyshim se qëllimi ynë është zgjerimi”.

Megjithatë, siç bëri të ditur dhe kryeministri slloven Janes Jansa, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së, vendet anëtare nuk pranuan propozimin e tij për përcaktimin e afateve konkrete.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalën e tij, duke bërë një krahasim me takimin e Selanikut në vitin 2003 u shpreh se “18 vjet më parë fjala “zgjerim” ishte kredoja kumbuese e së ardhmes. Sot e njëjta fjalë është bërë një jehonë e ndrojtur e së kaluarës. Po kështu, politika e re e zgjerimit duket se i bën jehonë politikës së vjetër të frenimit”.

Në deklaratën përmbyllëse të takimit ndërsa rikonfirmojnë angazhimin e tyre për procesin e zgjerimit, vendet anëtare vënë gjithashtu në dukje “rëndësinë që BE të mund të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke siguruar aftësinë e vet, për të integruar anëtarë të rinj”. Një përcaktim që dëshmon dilemat gjithnjë e më të mëdha në gjirin e vetë BE-së për procesin, por që duket të ketë qenë formula e kompromisit mes vendeve anëtare që të paktën termi “zgjerim” të mos mbetej jashtë tekstit.

Vonesat dhe pengesat e papritura që janë shfaqur gjatë procesit, siç është dhe rasti i fundit me Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë, duke mbajtur peng dhe organizmin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, mbajnë gjallë pikëpyetjet mbi parashikueshmërinë e tij. Presidentja e Komisionit pranoi se “mungesa e një vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po rrezikon pozitën tonë dhe ndikimin tonë në rajon”.

Gjatë ditës së sotme pasur një tjetër përpjekje për zgjidhjen e ngërçit mes Sofies dhe Shkupit, ku u zhvillua një tjetër takim mes presidentit bullgar dhe kryeministrit maqedonas. “Ishte shumë e rëndësishme sot gjatë gjithë ditës, të ecim përpara në këtë proces për të sqaruar këtë proces. Është duke u bërë një punë intensive nga Komisioni për të gjetur me të vërtetë çështjet kryesore në temat dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe të sigurohemi që të ketë një udhërrëfyes në mënyrë që të ketë një hap shumë praktik përpara për të zgjidhur problemet”, bëri të ditur zonja Von der Leyen.

Ajo kujtoi se me ndërmjetësimin europian u zgjidh tensioni i fundit mes Serbisë dhe Kosovës për çështjen e targave. Sipas saj “ishte një mesazh i shkëlqyer, për rajonin, se është e mundur të ulesh në tryezën e negociatave, se BE po tregon gatishmërinë për të gjetur zgjidhje e se dhe në situata shumë të vështira është në gjendje t’i gjejë ato zgjidhje, për të ecur përpara”.

Next Post
Banka Botërore ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për 2021-2022

Rritjen më të lartë ekonomike në Rajon/ Raporti i BB: 30% e shqiptarëve do të jetojnë në varfëri deri më 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In