• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ballkani Perëndimor vuan nga disa “sëmundje” dhe ndikimi gjeopolitik i Rusisë

by Java News
27/06/2018 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia vuajnë nga disa “sëmundje”. Kështu thuhet në një raport të Njësisë për të dhëna në revistën, The Economist: Ballkani Perëndimor më 2025: Një e ardhme më e ndritur apo margjinalizim i përhershëm?

Sipas të gjeturave në raport thuhet se rajoni karakterizohet nga një rrezik i madh gjeopolitik. Në rreziqet e sigurisë përfshihen një varg i mosmarrëveshjeve bilaterale, ekzistenca e armiqësive nga periudha e luftës e viteve të 90-ta dhe rreziku nga fundamentalizmi islamik.

Për më shumë, Bashkimi Evropian ka vërejtur edhe garë gjeopolitike në rajon nga Kina, Rusia dhe Turqia. Faktorët që mund të ndikojnë në rrezikun politik dhe jostabilitet përfshijnë ndasitë etnike, nivelin e ulët të besimit në Qeveri, histori konfliktesh, papunësi të lartë, qasje të armë të vogla, rrezik nga terrorizmi, tensione ndërkombëtare, abuzim me të drejta të njeriut, dhe numër të madh të refugjatëve dhe personave të zhvendosur.

Raporti përmend se si më 2003, në një samit në Selanik, liderët e BE-së u kanë premtuar shteteve të Ballkanit se për to do të jetë e hapur dera e anëtarësimit në bllok. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, një gjë e tillë mbetet një perspektivë e largët për gjashtë vendet e Ballkanit, derisa disa liderë të BE-së kanë dekaruar se viti 2018 është vit tejet i rëndësishëm për këtë rajon, duke përmendur zgjidhjen e konflikteve afatgjata, të cilat edhe kanë ndikuar në zgjatjen e procesit të anëtarësimit.

Pas një pike të kthesës në kontestin 27 vjeçar në mes të Greqisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, liderët shpresojnë që një fund i tillë të krijohet edhe për statusin e Kosovës. Ky njëherësh do të jetë në mesin e mesazheve kyçe në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Londër më 10 korrik të këtij viti.

Në një tjetër raport të kësaj njësie që tregon për indeksin e demokracisë më 2017, Serbia ishte renditur e 66-ta në mesin e shteteve dhe territoreve, duke u cilësuar si i vetmi vend me “demokraci të çalë” në rajon. Të gjitha vendet tjera janë renditur në mesin e vendeve me “regjime të përziera”, ku Shqipëria është renditur e 77-ta, Mali i Zi në vendin e 83-të dhe Maqedonia është listuar e 88-ta.

Bosnja dhe Hercegovina gjendet e fundit në listën e vendeve në këtë aspekt, përkatësisht në vendin e 101-të. Në raport përmedet edhe se Mali i Zi dhe deri vonë edhe Maqedonia kanë qenë vende në të cilat de fakto ka ekzistuar vetëm një parti për një dekadë, të cilat kanë udhëhequr si pasojë e manipulimit me vota dhe rrjeteve të klienteliste.

Sa i përket Kosovës, raporti thekson se në këtë vend pavarësisht se ka pasur parti politike konkuruese, pushteti është monopolizuar në mënyrë efektive nga një elitë klienteliste e udhëhequr kryesisht nga udhëheqësit kosovarë të kohës së luftës, të cilët kanë qenë pjesë e një kryengritje guerrilase kundër sundimit serb në vitet 1998-99 dhe që përmes manipulimit zgjedhor kanë mbetur në pushtet.

Partitë e Bosnjë-Hercegovinës, fuqia e të cilave daton nga periudha e luftës me 1992-1995, gëzojnë dominimin si pasojë e dallimeve politike dhe atyre etnike. Si i përket Serbisë, vlerësohet se presidenti, Aleksandar Vuçiq ka arritur nivelin e fuqive që ka përmes një fushate të vazhdueshme të elektoratit dhe kontrollin mbi mediat.

Në mesin e sqarimeve të ofruara për “kthimin mbrapa” të Ballkanit Perëndimor në vitet e fundit, problematikë mbetet niveli relativisht i ulët i zhvillimit ekonomik në rajon, ndikimi gjeopolitik i Rusisë dhe mungesa ose dështimi i realizimit të reformave të kërkuara nga BE-ja./REL/ma.me

Next Post
Austriakët i hapin letrat Bashës: PD po lobon kundër hapjes së negociatave!

Basha ndryshe nga BE: Nuk ka as vendim dhe as datë për çeljen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In