• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ndryshe nga BE: Nuk ka as vendim dhe as datë për çeljen e negociatave

by Java News
27/06/2018 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, tha të mërkurën se kalendari i vendosur nga Ministrat e Jashtëm të BE-së është për hapjen e negociatave në muajin Qershor të vitit 2019, por për Lulzim Bashën, BE nuk ka as vendim pozitiv dhe as datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Basha i quajti mashtrim deklaratat e qeverisë për hapjen e ‘dritës jeshile’ për negociatat.

“Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat.E vërteta është se negociatat nuk janë hapur, por se ka mundësi të hapen në vitin 2019 nëse plotëson kushtet…Qeveria, Edi Rama, makina e saj e propagandës ka zgjedhur të mashtrojë shqiptarët. Këshilli Europian nuk do e shqyrtojë fare nesër cështjen e Shqipërisë.  Mashtrimi dhe gënjeshtra janë e vetmja gjë që Rama di të bëjë. Janë 3 hapa për t’u ndërmarrë deri në vendimin e Qershorit 2019. Do të ketë një tjetër raport nga Komisioni për përmbushjen apo jo të kushteve që i janë vënë Shqipërisë; Hapja e negociatave do të duhet të diskutohet nga parlamentet e atyre vendeve që e kërkojnë këtë procedurë për të autorizuar apo këshilluar qeveritë përkatëse;  Vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet atëherë do të futet në axhendën e vendimmarrjes në Këshillin Europian në Qershor 2019.”, tha Basha

Lideri i PD theksoi se ‘do të na duhet që të gjithë sëbashku të ndryshojmë thellë’, ndërsa gjeti edhe fajtorët për vendimin negativ të BE, sipas tij

“Mos hapja e negociatave është një lajm i keq dhe i hidhur, por një realitet për Shqipërinë. Do të na duhet që të gjithë sëbashku të ndryshojmë thellë. Gjuha që përdori KE tregoi se nuk është refuzim për shqiptarët, pasi rruga drejt BE është e hapur. Mos hapja e negociatave është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit të qeverisë Rama. Mos hapja e negociatave është refuzim i Tahirit, Ramës, Xhafajt, Roshit, Gjiknurit, Ahmetajt dhe i kupolës qeveritare të lidhur me krimin dhe drogën”, tha Basha

Javanews.al/a.ç

Next Post
Lëvizte me armë në qytet, policia kap mat të riun në Shkodër

Lëvizte me armë në qytet, policia kap mat të riun në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In