• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ballkani i Hapur”/ Këshilltarja e kryeministrit rrëfen detaje: Nisma e ndërtuar në bazë të 4 lirive themelore të BE

by
30/07/2021 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilltarja për çështje diplomatike e kryeministrit Edi Rama, Odeta Barbullushi, ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, për të folur mbi rëndësinë e platformës “Ballkani i Hapur”.

Ajo tha se kjo nismë, e ndërmarrë nga Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi, është ndërtuar mbi 4 liritë themelore të BE.

Barbullushi theksoi se nisma do të ketë lëvizje më të lirë të njerëzve, mallrave, do të shmangë burokracitë për vendet e reja të punës në Rajon, por edhe vonesave në kufij. Këshilltarja e kryeministrit, theksoi se ftesa është e hapur për të gjithë vendet e Ballkanit që duan të bëhen pjesë.

Odeta Barbullushi: Qëllimi ishin dy, ishte një lloj riangazhimi i tre lidrave, si në nivel trepalësh dhe më gjerë. Fokusi kryesor ka qenë 4 liritë e tregut global të unifikuar, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapitalit. Ishte dhe një angazhim i drejtpërdrejt me bizneset, për të dëgjuar propozimet e tyre dhe se si mund të kontribuohet më shumë. Ne përfitojmë nga kjo liberalizimin e tregtisë dhe qytetarët. Kam mundësinë e qytetarëve për të lëvizur lirisht, për të punuar si në një kompani në tjetrën, në Rajon. Njohje të kualifikimeve profesionale, apo edhe njohjen tregtisë certifikatave, analizave. Synimi është hapja e tregjeve tona. Është e rëndësishme që të shihemi si destinacion. Në këtë kontekst u diskutua për disa iniciativa të reja, për paketa të përbashkëta turistike, për promovimin e turizmit e kështu me radhë. Në fakt, dy marrëveshje nga tre, janë të lidhura me 4 lirive të BE. E para ka të bëj me lëvizjen e lirë të mallrave, po ashtu edhe njohjen e certifikatave dhe rezultatet e laboratorëve. E dyta ka të bëjë me lehtësimin e procedurave për marrjen e lejeve të punës, që lidhet dhe me marrjen e rezidencës. Ne jemi në një pozicion më të avantazhuar për të hapur tregun. Marrëveshja e tretë është më e ndryshme, lindi si ide nga fatkeqësia e tërmetit, ku kishte mobilizim të vendeve fqinje. Ne duhet të kemi mekanizma rajonalë që shumëfishojnë fuqitë tona për të përballur katastrofat.

Ju vjen keq që Kosova s’është pjesë e Ballkanit të Hapur?

Odeta Burbullushi: Ajo që po bëhet në kuadër të kësaj platforme, ushqen zbatimin e planit të veprimit për tregun rajonal. Sfida më e madhe, mbetet përpara për implementinn dhe hapjen e Ballkanit, si uljen në nivele minimale të kohës së pritjes për kamionët, apo lejes së vendqëndrimit, e kështu me radhë. Kjo platformë s’është qëllim, por përshpejtues për të vendosur një lloj presioni ndaj nismave të tjera rajonale. Është e rëndësishme që tre palët e tjera të jenë pjesë, sepse është e vështirë të kuptosh zbatim të planeve mes tre vendeve. Ne jemi të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Ne në qershor të këtij viti, kishim takimin në nivel të kryeministrave në Tiranë, ku bashkëpunimi rajonal ka qenë tema kryesore. Ka pasur diskutime për qasje të ndryshme. Kemi moment rikonstruktimi. Kemi një moment tjetër të rëndësishëm, të integrimit Evropian për vendet tona. Rreziku është për ato që lidhet me zbehjen e fuqisë së BE për të ushtruar presion mbi vendet.

Kosova e kundërshton këtë platformë?

Odeta Burbullushi: Ka qasje të ndryshme. Në dhjetor të 2019 në takimin e organizuar në Tiranë, për këtë shengenin rajonal, Kosova ishte e ftuar, nuk morën pjesë, Mali i Zi, mori pjesë ndërkohë që Bosnja mori pjesë. Mënyra për të qenë pjesë në këtë platformë është e ndryshme. Kur flasim për zbatimin e plotë të katër lirive këto procese ushqejnë njëri-tjetrin. Ka pasur ftesa për të tre vendet e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshjet e nënshkruara dje, edhe në kuadër për planin e përbashkët rajonal, në nivel dypalësh i kemi me Kosovën, i kemi me Malin e Zi. Ne kemi tani në dorë një marrëveshje për trafikun lokal doganor. Me datë 3 gusht, do të jenë dy kryeministrat që do të lancojnë pikën e re të kufirit. I them këto se janë të gjitha pjesë e një mozaiku. Me anë të këtyre marrëveshjeje, këto hapa çojnë në një përgatitje më të mirë nesër. Do të bashkëpunojmë më shumë.

A mund të bëj Shqipëria marrëveshje me Serbinë, ku Kosova është kundër?

Odeta Burbullushi: Ne kemi disa marrëveshje me Serbinë. Ku flasim për forumin e djeshëm, flasim për një iniciativë që është ekonomike dhe mund të kontribuojë në kushte më të mira politike, e jo gjithmonë është e kundërta ajo që ndodh.

/b.h

Next Post
Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Balluku: I shtohet kurorës së infrastrukturës ajrore

Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Balluku: I shtohet kurorës së infrastrukturës ajrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që Mojtaba Khamenei ka vdekur

April 8, 2026
Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

Kush fitoi, SHBA apo ajatollahët? Teherani ‘zot’ i Hormuzit, pse Trump ka humbur ndaj Iranit

April 8, 2026
Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

Qytetarët në Teheran reagojnë pas armëpushimit: Nuk i besojmë Amerikës!

April 8, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC-së: Çfarë do të thotë armëpushimi dyjavor Iran-SHBA, “gjysmë suksesi” me rezultat të pasigurt

April 8, 2026
Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Vorë

April 8, 2026
Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

Përjashtoi Libanin nga armëpushimi, nuk vonon paralajmërimi i Izraelit: Evakuohuni menjëherë!

April 8, 2026
Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

April 8, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Ditë e ngrohtë dhe me diell, e mërkura vijon me mot të qëndrueshëm

April 8, 2026
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës

April 8, 2026
“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

“Rrënjët po ju thërrasin!” Rama publikon videon për Samitin e Diasporës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In