• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ballkani fuçi baruti, BE të mos mbyllë sytë kur sheh rritjen e ndikimit rus dhe turk’

by Java News
28/03/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza në Maqedoni, nacionalizmi në Kosovë, 180 ministra në Bosnjë e Hercegovinë: Ballkani platitet. Europa shikon rrugëdalje, ndërsa ia ka lënë rajonin fuqisë ruse, shkruan Theo Sommer për “Die Zeit”.

Pak përpara Luftës së Parë Botërore dhe pas dy Luftërave Ballkanike nga 1912 dhe 1913 instituti Carnegie-Stiftung publikoi një raport për Ballkanin si Fuçi Baruti. Ajo ishte përpiluar nga komisioni ndërkombëtar me kryetar, senatorin francez d’Estournelles de Constant. Pas analizave për rajonin, raporti kishte një titull mjaft të qëlluar: “Europa e përçarë dhe akti i saj demoralizues mbi Ballkanin.” Rezymeja e komisionit ishte si vijon: “Europa…përkundër gjithë peripecive mund të zgjidhte problemin, nëse nuk do ishte e gatshme ti mbyllte sytë.”

Tetë dekada më vonë unë isha vetë anëtar i komisionit ndërkombëtar për Ballkanin. Kërkesat e para për shkakun dhe vijimësia e luftërava të shpërbërjes së Jugosllavisë (1992-1995), dhe më vonë edhe Lufta e Kosovës (1998-1999). Në raportet tona paralajmëruam se Ballkani po anashkalohet. Ne gjithashtu ishim koshient, që e rrezikshme ishte, përpara Ballkanit ti mbyllësh sytë.

Perëndimi nuk mori parasysh paralajmërimet. Ndodhën dy luftërave për Serbinë e madhe të udhëhequra nga represionet e regjimit të Milosheviqit. Në fund, në nëntor 1995 u nënshkruajt Marrëveshja e Daytonit për paqe në Bosnjë dhe në nëntor 1999 marrëveshja e paqes me Kosovën. Në të dyja luftërat ishte pjesëmarrëse edhe Gjermania, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore. Nga këta luftëra qindra-mijëra refugjatë u strehuan në Gjermani.

Prej atëherë kanë kaluar një çerek shekulli. NATO, BE dhe OKB prej atëherë kanë stacionuar me mijëra ushtarë në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, prej të cilëve 65.000 gjermanë, prej të cilëve momentalisht në Kosovë janë 650. Aleanca atje qëndron si në Bosnjë për arsye mbrojtëse. EULEX e hapur në 2008 përpiqet për krijimin e shtetit ligjor në Kosovë, që për shumë komentues është një shtet mafioz. Në Bosnjë përfaqësuesit e lartë dhe të Europës përpiqen prej çerekshekulli për stabilitet. Megjithatë këto ishin përpjekje të humbura. Politika e lartë përsëri e ka harruar Ballkanin.

Një kohë të gjatë në Europë kishte shpresë, pasi për shkak të perspektivës europiane, aktorët rajonalë ishin të pafuqishëm. Por shpresa për anëtarësim në BE ka filluar të venitet. Andaj sot mund të thuhet: Europa u kthye para dy dekadash për të europianizuar Ballkanin. E kundërta ndodhi: Europa është aty për t’u ballkanizuar. Dhe përsëri kanë dalë në pah të ligat historike të Ballkanit: Nacionalizmi helmues, ambiciet e rrezikshme territoriale dhe iluzionet etnike.

Në Bosnjë marrëveshja e Daytonit ka konstruktuar një shtet për t’ia qarë hallin. Me 3.5 milion banorë shteti “artistik” ka dy subshtete dhe tre administrata. Federata kroate-boshnjake (51 përqind e banorëve) është vetën e ndarë në provincën kroate Herceg-Bosnja dhe Bosnjën muslimane; në anën tjetër është Republika Srpska (41 përqind), e cila kërkon bashkimin me Serbinë. Shteti ka tre presidentë dhe tre qeveri; gjithsej 180 ministra. Status quo është e vështirë dhe drejt fundit. Vitin e ardhshëm ka zgjedhje, ku mund të përllogariten tensione.

Kosovo praktikisht është e ndarë mes shqiptarëve në jug dhe serbët në veri të lumit Ibër, të kontrolluar nga Beogradi. Bisedimet bilaterale mes Prishtinës dhe Beogradit sollën marrëveshje, ku së fundi Kosova fitoi prefiksin e saj (+383). Megjithatë përpara zgjedhjeve presidenciale serbe në fillim të prillit është ngritur përsëri retorika etno-populliste. Dërgimi i trenit provokativ ku shkruante në 21 gjuhë se “Kosova është Serbi” u ndalua në kufi nga presidenti Thaçi. Fillimi i Gjykatës Speciale për hetimet e figurave më të larta të UÇK dhe që udhëheqin institucionet kyqe në shtet, mund të sjellë një moment tjetër tensionimi.

Në të njëjtën kohë situata vlon prej tre vitesh edhe në Maqedoni. Pas zgjedhjeve të dhjetorit raporti mes shqiptarëve (25 përqind) dhe maqedonasve (64%) ka arritur në një stad tjetër. Presidenti i Nikola Gruevskit përkundër humbjes së partisë së tij, heziton ta mandatojë opozitën.  Le Monde Diplomatique shkruante për regjimin e tij se është i “ngjashëm me sistemin gangster të grabitjeve të parave publike.” Disa vëzhgues frikësohen se kriza shtetërore mund të kthehet në luftë qytetare. “Mos luani me zjarrin!”, tha ministrja e jashtme e BE, Mogherini kryeministrit. Mes shqetësimeve të saj ishte edhe mundësia e rënies së “kështjellës” kundër refugjatëve.

Hiç më mirë nuk është situata në Malin e Zi, e cila mund të bëhet anëtarja e 29 e NATO. Në tetor 2016 atje u përgatit një Grusht shteti për të rrëzuar kryeministrin kohëgjatë Milo Gjukanovic. Ai përpiqet për stabilitet por vështirë ta quash atë demokrat.

Me demokratizimin në Ballkanin perëndimor bëhen më shumë hapa pas sesa para, çka në fakt lidhet edhe me zhvillimin e papërshtatshëm ekonomik. Ky është një trend shqetësues. E dyta është kthimi i gjeopolitikës, ose më precize: rivaliteti i tre Fuqive të Mëdha nën dobësimin e BE.

Në shekullin e 19 në Ballkanin përpiqeshin të ushtronin ndikimin dhe dominimin tre perandori: Habsburgët, Osmanët dhe Rusia cariste. Pasardhësit e Habsburgërve janë tërhequr nga kjo Great Game, roli i tyre është marrë pjesërisht nga BE.

Presidenti turk Erdogan kërkon me idenë e tij të rrjedhur neo-osmane të shtrijë ndikimin turk mbi të gjitha në Lindje të Mesme dhe Azinë qendrore, por gjithashtu edhe në tokat e dikurshme turke në Ballkan. Rusët kërcënojnë me Putinin që të shtrijnë ndikimin e tyre kryesisht në popullatën ortodokse të Ballkanit. Në Serbi ata kanë kryer manovra të përbashkëta ushtarake në kufi me Kroacinë. Ata mbështesin kërkesat e Republika Srpska për pavarësi dhe bashkim me Serbinë. Në Bullgari si në Maqedoni rritet persiatja e Kremlinit. Disa pretendojnë se Rusia qëndron pas Grushtit të shtetit në Malin e Zi dhe që gjithashtu në “jashtëqitjet” e tyre është shtuar ideja e Serbisë së madhe si me trenin propagandues në drejtim të Kosovës. Rrjetet propaganduese ruse kanë shtuar shikueshmërinë: Sputnik dhe RussiaToday.

Por Europa? Duket përsëri e larguar. Shikimin e ka orientuar tash kryesisht në verilindje të Europës qendrore (vendet baltike) dhe Ukrainë. Kanë shpenzuar miliarda dollarë për vendet ballkanike, ku edhe shkëmbimet tregtare të këtyre të fundit janë kryesisht me BE. Por duhet të punohet më shumë, nëse nuk duam që Ballkani të kthehet në Fuçi Baruti. Duhet të merren më shumë përgjegjësi, në vend që thjesht ti mbyllim sytë.  Ashtu që të mos shkruhen kolumna editoriale në “Abendblatt”  me titull: “Mbi Ballkan mund të shpërthejë përsëri Lufta.” /Theo Sommer

 

Next Post
Në këtë ditë, më 28 mars, papa Françesku lau këmbët e të burgosurve dhe u themelua Balshoj

Në këtë ditë, më 28 mars, papa Françesku lau këmbët e të burgosurve dhe u themelua Balshoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

Manja i kujton transparencën Shehajt: Ndize kamerën edhe për veten, provo ligjshmërinë e vilës

July 17, 2026
Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

Vodhi 100 000 lekë në një biznes në Durrës, arrestohet 37-vjeçari

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In