• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balliu: Unë e kam treguar me vepra se e djeg mandatin për të mirën e popullit!

by A R
26/09/2025 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana e gatshme të hyjë në zgjedhjet e pjesshme që pas shkarkimit të Erion Veliaj si kryebashkiaku i saj, por sa e gatshme është opozita për këtë garë politike, që pas humbjes së 11 majit?

Për këtë, ishte i ftuar sot në “Përballë Lajmit”, në Klan News, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, nga ku foli për zgjedhjet e ardhshme të Tiranës, si dhe analizoi politikën aktuale nga pikëpamja e tij dhe e forcës politike që ai përfaqëson.

Ashtu sikurse demokratët kanë thënë e më parë, Balliu u shpreh se në vendin tonë ka një ndikim të madh të kriminelëve. Ai tha se këtë deklaratë, e pohon dhe i deleguari i Këshillit të Evropës që mbikëqyri procesin zgjedhor të 11 majit.

“Problemi në Shqipëri është me kartelët. Këtë nuk ua them unë. Këtë e thotë kryetari i eurodeputetëve të deleguar për të vëzhguar procesin zgjedhor në Shqipëri, nga Këshilli i Evropës, edhe e tha këtë në Këshill të Evropës që në Shqipëri rotacionin nuk e lejon mafia”, tha ai.

Më tej, Balliu u shpreh se në kohën e PD-së në qeverisje, Noka, i cili ishte dhe ministër i brendshëm, nuk ka “lejuar” që kriminelët të jenë në “qarkullim”, por i burgoste. Kështu, nga ana tjetër, demokrati akuzoi socialistët se i ka kriminelët “aleatë”, e janë pjesë e Parlamentit në siglën e PS-së.

“Këto janë të pamohueshme. Flamur Noka mund të të pëlqejë, mund të mos pëlqejë. Por, kur Flamur Noka ishte ministër i Brendshëm kriminelët shkonin në burg jo në Parlament. Ky është ndryshimi themelor i Partisë Demokratike me Partinë Socialiste. Ne kriminelët i kemi armikë, këto kriminelët i kanë aleatë”, tha ai.

Por, sipas Balliut, sa më i madh të jetë një skandal lidhur me figurën e një personi që ka detyrë publike, pasuesi i tij merr po aq shumë vota pro. Këtë, demokrati e cilësoi si një “rekord global” të Shqipërisë, teksa përmendi skandalet e Gjicit apo Xhelilit në Durrës. Duke e rikthyer vëmendjen në Tiranë, Balliu tha se e gjithë kjo bashki është në burg, e për këtë arsye, logjikisht opozita fiton.

“Nëse do të kishte një proces zgjedhor, e besoj se këtu bijmë dakord të gjithë, se është i vetmi vend dhe mund të jetë rekord global, që sa më i madh skandali të jetë në Shqipëri, aq më shumë rriten votat e atij që bëri skandalin. Për shembull, u bë skandali i Safet Gjicit në Kukës, erdhi kolegu i vet fitoi me më shumë vota se Safeti. U bë skandali i Shukriut në Dibër, erdhi me më shumë vota kolegu i tij. U kap tani Erion Veliaj dhe e gjithë bashkia është në burg, se kanë vjedhur shqiptarët. Sot keni gjithë bashkinë në burg, e këtu thuhet a fiton dot opozita. Në cilin vend normal të botës, nuk do fitonte opozita?”, tha ai.

Edhe pse nuk dihet ende kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Balliu siguroi se asnjë demokrat nuk do i bëjë “bisht” garës.

“Asnjëri prej nesh nuk do t’i bëjë bisht garës. Ne jemi në një proces që nuk mund të shkohet duke thënë ky është kandidati im, sepse jemi e në një proces diskutimi e me faktorë të tjerë”, u shpreh ai.

Duke qenë ende në temën e Bashkisë Tiranë, Balliu u shpreh se demokratët bazohen në parimin e interesit kombëtar, e jo atë partiak. Kështu, deputeti demokrat tregoi gatishmërinë për djegien e mandatit nëse është e nevojshme për qytetarët e Tiranës.

“Kam qenë deputet e më përpara, edhe e kemi treguar se nëse është për interes kombëtar, ne e djegim mandatin”, tha ai.

Next Post
Ukrainën lindore në këmbim të paqes, ja çfarë kërkon Putini nga Trump

WSJ: Trump i hapur për t’i dhënë Ukrainës ‘dritën jeshile’ për sulme të thella në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In