• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balliu kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet deputeti i Berishës

by A R
21/09/2025 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“S’e përjashtoj garën!”. Kjo ishte përgjigja e deputeti demokrat Klevis Balliu kur u pyet në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, nëse do të jetë ai kandidati i Partisë Demokratike që do të sfidojë Ogerta Manastirliun në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

“S’e përjashtoj unë. S’e përjashtoj garën. Asnjëherë nuk e përjashtoj unë garën. Do duhet ta mendoj, do duhet të shikoj veten, do duhet ta mendoj garën, por nuk e përjashtoj. Dhe mua që më pyesni ju, nuk e di nëse e dua apo jo. Por unë nuk mund ta përjashtoj. Nuk mund të të them as po as jo. Sepse e para nuk ka asnjë diskutim. E dyta nuk e dimë me çfarë formati do shkojmë, e treta nuk e dimë a do të ketë kohë për të bërë Primare. T’ju them unë ju që nuk do futem, nuk e them dot”, tha Balliu në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

I vendosur përballë kritikave të gazetarëve për mungesën e një kandidati nga PD për këtë garë, duke qenë se prej muajsh pritej shkarkimi i Erion Veliajt dhe shkuarja në zgjedhje të pjesshme, Balliu tha se asnjë nga kolegët e tij nuk e përjashton mundësin për të garuar.

“Kandidatë do ketë. PD do të jetë në zgjedhjet e bashkisë së Tiranës kurdo që ato të jenë me një kandidat të vetin. Jam i bindur që asnjë nga kolegët nuk e përjashton si garë. Dhe kolegë të tjerë nuk e përjashtojnë si proces dhe për këtë ju garantoj unë.  Jo çdo njeri do të bëjë garë për pushtetin lokal, ka një fizionomi, ose një profil politik ndryshe. Mos prisni çdo njeri të dojë të bëhet kryetar bashkie. Ka njerëz që nuk duan”, u shpreh Balliu në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

Por, ligjvënësi i djathtë nënvizoi se “përpara se të hyjmë në një garë duhet të jemi të sigurt që ka garë”.

“Për shkak se është bërë kërkesa nga Erioni i Ramës dikur, dhe Erioni i vetes tani, për ta çuar në Kushtetuese, ne nuk e dimë nëse do të ketë zgjedhje. Për shkak të kësaj duhet bërë një analizë në parti”, shpjegoi deputeti i PD.

Next Post
“Nuk shkon vetëm qeveria në BE”, Leskaj thirrje Ramës e Berishës: Bashkëpunoni për intregimin!

“Nuk shkon vetëm qeveria në BE”, Leskaj thirrje Ramës e Berishës: Bashkëpunoni për intregimin!

Comments 2

  1. Leka says:
    1 year ago

    Kush te zgjodhi deputet? Saliu apo populli ! Nese do jesh ne gare( qe sdo ndodh kurre) per ashki e e Tiranes zor se do te votoj dhe shtepia jote

    Reply
  2. Anonymous says:
    1 year ago

    Kushe voton per nji idiot si puna e ktije,ky 5 gomare,e smunde ti coje deri stalle.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In