Ballist Morina do të humbasë ndeshjen me Serbinë në Elbasan për shkak të arrestimit ditën e djeshme nga policia, pasi u kap me dy armë, 36 fishekë dhe 36 bileta.
Burime pranë policisë thanë se ai u ka kërkuar policëve t’i mundësojnë një TV për të parë ndeshjen nga qelia në paraburgimin e drejtorisë së policisë së Tiranës.