• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Duan të kthehen në Shqipëri por Gjermania nuk u jep pasaportat!

by
08/10/2015 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

21 azilkërkues shqiptarë kanë 14 ditë që kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri. Por kjo ka dështuar pasi që pasaportat e tyre të dorëzuara kanë mbetur në Dortmund. Paraqitja për kthim vullnetar e azilkërkuesve që nuk kanë gjasa për të fituar azilin duhej të ishte e mirëseardhur për autoritetet. Por duket se nuk është gjithmonë kështu, shkruan rp-online.de, përcjellalbinfo.ch. Në Wessel të Gjermanisë (landi Nordrhein-Westfallen) për shembull, siç e pasqyron përfaqësuesja e ekzekutivit të qytetit, politikania nga SPD Ulla Hornemann, 21 azilkërkues shqiptarë kanë 14 ditë që kanë kërkuar të kthehen në Shqipëri. Por kjo ka dështuar pasi që pasaportat e tyre të dorëzuara kanë mbetur në Dortmund. Kështu, nuk dihet se kur mund t`i marrin pasaportat dhe të kthehen në Shqipëri personat në fjalë, transmeton albinfo.ch.

Hornemann është informuar të martën për këtë rast. Atë e ka njohur me këtë situatë të re një i ri që angazhohet për refugjatët. Ai ka thënë se madje është interesuar personalisht për pasaportat në Dortmund duke kërkuar që ato t`u dërgohen personave në fjalë. Por atij i kanë thënë se në qendrën e përmendur tashmë janë grumbulluar 300 mijë pasaporta. Ai ishte treguar i gatshëm të shkonte për t`i gjetur ato që i kërkonin 21 refugjatët e penduar shqiptarë…

Next Post

Jabllanoviç e mohon: Nuk kam marrë asnjë cent nga Haradinaj. Do t’i padis të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com