• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla thumba opozitës për arrestimet e SPAK: Shajnë reformën, pastaj themi është fillim i mbarë. 25 prilli, i fundit që emigrantët s’votojnë

by Java News
07/07/2021 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të PD Taulant Balla ka folur sot në Kuvend, në seancën e fundit të kësaj legjislature për reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore, duke përmendur çfarë është bërë dhe çfarë pritet në të ardhmen.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese për herësin, Balla deklaroi se përpjekja e maxhorancës për hapjen e listave ishte shumë e mirë si provë e parë dhe se duhet të pritet të pritet arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai theksoi se sapo kuvendi i ri të fillojë punën, një komision i posaçëm i reformës zgjedhore do duhet të adresojë një sërë çështjes dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, të garantimit të votës së shqiptarëve jashtë kufijve.

“Dua t’i them kolegut Murrizi që në politikë, marrëveshjet politike janë pjesë e jetës politike të vendit. në shumë vende, përmes tyre zgjidhen krizat dhe bëhen reformat më të rëndësishme. përmes një marrëveshjeje politike dhe me ju deputetët e opozitës parlamentare, bëmë një hap të rëndësishëm përpara duke hapur listat dhe duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të japin një votë dhe për kandidatët. Si provë e parë nuk ishte e gabuar, ishte shumë e mirë, natyrshëm duhet të kishim pasur më shumë kohë në dispozicion. Nuk dua të hyj fare në diskutimin apo debatin që pasoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me transpozimin në kodin zgjedhor të parashikimeve të kushtetutës për hapjen e listave, se pikë së pari duhet të presim arsyetimin dhe së dyti vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të një forme të prerë dhe sapo kuvendi i ri të fillojë punën, një komision i posaçëm i reformës zgjedhore do duhet të adresojë një sërë çështjes dhe për depolitizimin e administratës zgjedhore, të garantimit pa asnjë mëdyshje, pa pritur Oerdin dhe askënd tjetër për votën e shqiptarëve jashtë kufijve. Zgjedhjet e 25 prillit ishin zgjedhjet e fundit pa të drejtën e emigrantëve për të votuar.

Sa i përket komunikimeve të mia të mëngjesit me zotin Soreca, unë komunikoj në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të pozicionit tim. Nuk kam komunikuar sot i nderuar Myslim, por është detyrim i kuvendit që të garantojë që institucionet që zgjidhen prej tij të kenë vijimësi”, deklaroi Balla.

Ai tha se ata që vijnë në shtator minimalisht të paktën këtë traditë të mirë parlamentare që u vendos që për çështjet që kanë të bëjnë për reformën në drejtësi nuk ka nevojë për shumë debat e as për shumë negociata, se është një parim duke përmendur dhe deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha për operacionin e SPAK që çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe.

“Në fund të fundit dhe kur kanë rrahur gjoksin, dhe kanë hyrë në për çadra partitë, në fund e kanë votuar. Dhe pastaj shkojmë tek produkti i reformës në drejtësi. Nga mëngjesi deri në darkë shajnë reformën në drejtësi dhe kur vjen puna tek vendimet, themi është fillim i mbarë. Është një proces i pakthyeshëm, nuk ka më kthim mbrapa. Kur në këtë sallë kam përmendur rastet e Kroacisë apo Rumanisë dhe kur erdhëm në pushtet morëm përsipër të bëjmë reformën më të thellë, sot jemi në kushtet që ne mund të shohim rezultatet. Standardet që PS ka vendosur në këtë vend është standardi që duhet të ndjejë çdo forcë politike. Drejtësia nuk është e mirë kur vepron mbi kundërshtarin politik dhe është e keqe kur vepron mbi ty. Në asnjë rast PS nuk ka sulmuar institucionet e drejtësisë.
Koha kur partitë politike griheshin me njeri-tjetrin me akuza mendoj që ka marrë fund, sepse mendoj që ke një provë, ke një dokument, merre letrën çoje në institucion. Kam qenë një ndër zërat më atakues të PS në opozitë. Kam bërë 134 kallëzime penale në prokurori për çdo rast që kam ngritur një akuzë në këtë sallë. Fjalë thuaj sa të duash, e rëndësishme është çfarë bën me letra”, tha Balla.

Ai falënderoi më tej deputetët e të gjitha forcave për atë që e quajti një standard tjetër.

“Meqenëse këtu është dhe seanca e fundit e këtij Kuvendi, kemi një sërë çështjesh të rëndësishme, dua t’ju falënderoj dhe për mënyrën si kemi punuar në periudhën pandemisë. Ky është një standard tjetër.
Po e mbyll fjalën tim me një falënderim për të gjithë, për secilin prej jush majtas dhe djathtas. Fakti që kjo legjislaturë e mbylli mandatin e saj plotësisht, është një meritë e këtij kuvendi. Dua të falënderoj dhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Procesi i negociatave është një proces që nuk i përket vetëm maxhorancës, do të kërkojë përfshirjen e të gjithëve”, u shpreh Balla.

g.kosovari

Next Post
Vendimi/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Vlorës, Saimir Smaka

Vendimi/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Vlorës, Saimir Smaka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In