• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla thirrje SPAK për Shkëlzen Berishën: Të hetojë këtë djalë me fat për boronicat prej floriri

by Java News
29/07/2020 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla i ka kërkuar SPAK-ut që të nisë hetimet për djalin e ish-kryeministrit.

“PD thote nuk duam ne qe ju te votoni ndryshimet kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100%  per zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese neser? Kete Luli nuk e thote, nderkohe qe thote se paskemi shkelur afatet e Kodit te Praktikave te mira te Venezias qe nuk keshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave te mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qendrojme strikt leximit atehere ne s’duhet ta votonim as marreveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie me pak se 1 vit para zgjedhjeve te ardhshme.

Domethene sipas Lulit, ne sot jemi vone per hapjen e listave, prandaj duhet t’i shtyjme qe te jemi me heret kur te bjere dakord Luli! Por te presesh Lulin te bjere dakord per listat e hapura eshte njesoj si te presesh Zenin te bjere dakord per hapjen e hetimit per kredite e padeklaruara te fabrikes se boronicave apo te ndonje fabrike tjeter manaferrash! Sepse Zeni nuk ka vetem nje kredi 1.8 milione Euro qe nuk merret vesh si ia kane dhene dhe pse ia kane dhene me kaq bujari, po ka edhe nje tjeter 5.4 qe ia kane lene peshqesh ne shporten e boronicave.

Po te dy cunat e Babit, edhe cuni nga mami edhe cuni nga partia, kane te perbashket te pakten dy gjera: E para, genjejne pa piken e stresit dhe e dyta jane aq dembele sa pertojne te fshehin edhe gjurmet e rrenave te tyre! Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences. Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se neser ne do t’i hapim listat, do Luli s’do Luli, ndersa Zenit s’kam c’i them, por i bej thirrje Spakut te nise hetimet per kete djale me fat, qe pa punuar nje dite ne jete disponon miliona euro kredira, duke u deklaruar ndermjetes, dmth sekser.

Cfare ndermjeteson ky tip dhe kush jane subjektet qe i paguajne ketij tipi qindramijera euro ne vit per ndermjetesime?! Cfare autoriteti ligjor, moral, njerezor ka ky djale mbi njerezit qe e paguakan si frengu pulen per ndermjetesimet e tij?! Cfare zgjidhjesh te suksesshme u ofron ky pajtues gjaqesh paleve ne konflikt dhe nga cfare hallesh i shpeton me ndermjetesimet e tij?! Keto jane pyetje qe kerkojne pergjigje nga Spaku, jo nga ne dhe ne presim qe Spaku t’ia jape keto pergjigje publikut.

Po ajo qe nuk ka nevoje te presim Spakun per ta thene eshte se po t’i kisha une boronicat e arta qe hapkan dyert e bankave si te ishin puse nafte, sot Babi i Zenit dhe Luli i Babit do me kishin kryqezuar me 1000 gozhde akuzash e tmerresh! Prandaj une sot theksoj dy gjera: E para ky parlament ka detyren ndaj shqiptareve te hape listat neser, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin te bjere dakord, se eshte njesoj si te presesh Zenin te pranoje se eshte thjesht nje sekser qe ka abuzuar me pushtetin e Babit. E dyta Spaku ka detyrimin te hape hetimin per fabriken e boronicave te arta, pa pritur qe Zeni ta kaloje edhe kete sic kaloi shume te tjera, kur Babi kishte ne dore edhe gurin edhe arren” tha Balla.

g.kosovari

Next Post

“Po përgatitemi për vjeshtën dhe dimrin”/ Manastirliu për mbylljen e klubeve të natës: Burimi më i madh i infeksionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

Presidenti finlandez zbulon arsyen e telefonatës me Putinin: Kontakti im dhe i kryeministrit norvegjez u bë me kërkesë të Ukrainës

October 31, 2026
Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

Protestuesit u larguan nga bulevardi pas ndërhyrjes së policisë, një grup i vogël vijon marshimin në rrugët e Tiranës

October 31, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi: Paketa antidhunë frenoi protestat e dhunshme, shteti riktheu sigurinë dhe stabilitetin në vend

October 31, 2026
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve civile në Detin e Zi duhet të ndalen, situata në rajon mund të përshkallëzohet

October 31, 2026
Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

October 31, 2026
Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In