• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Po përgatitemi për vjeshtën dhe dimrin”/ Manastirliu për mbylljen e klubeve të natës: Burimi më i madh i infeksionit

by Java News
29/07/2020 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë apel të fortë nga Kuvendi i Shqipërisë për zbatimin strik të masave të marra anti-Covid, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe mbylljen e lokaleve të natës, apo diskove, për të cilat tha se janë aktualisht burimi më i madh i infeksioneve.

“Vendimet merren për shëndetin e qytetarëve dhe janë të vlerësuar për uljen e zinxhirit të infeksionit, por ka një fakt që duhet ta vlerësojmë, këto masa nuk janë për gjobën si qëllim, por si parandalim. Të rinjtë apo ata që frekuentojnë klubet e natës dhe diskot janë vlerësuar si përhapës të një zinxhiri infeksioni gjatë kësaj periudhe, vetë shëndeti i tyre kompromentohet dhe bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit te prindërit dhe të moshuarit”- tha ajo.

Ministria theksoi se ndërkohë po punohet për të qenë të përgatitur për vjeshtën dhe dimrin. “Jemi duke u përgatitur për vjeshtën dhe dimrin, për të administruar situatën, që nëse do të vijojmë të kemi neglizhim të zbatimit të masave, duhet të përgatitemi për rritje të infeksionit. Po marrim masa parandaluese, ndaj ky vjen në vijim të masave parandaluese, edhe maska me ligj është masë parandaluese. Puna më e madhe është në territor me epidemiologët, jemi duke punuar për të fuqizuar skuadrat lëvizëse të Urgjenca në funksion të dhënies së shërbimit në banesë, e po ashtu për skuadrat rezervë për hapjen e Covid 3 dhe Covid 4 dhe po rrisim kapacitet e testimit”- tha ajo.

Sipas ministres, gushti, shtatori, tetori “kërkon masa që ne do i marrim se është domosdoshmëri, cdo masë nuk është e lehtë për ne, por e nevojshme për të ruajtur dhe kujdesur për shëndetin publik, ndaj jemi të vendosur për masat dhe planin e veprimit”.

g.kosovari

Next Post
“Nesër të hapim lisat”/ Beqaj: Në maj 2021 shqiptarët të vlerësojnë secilin me votën e tyre

"Nesër të hapim lisat"/ Beqaj: Në maj 2021 shqiptarët të vlerësojnë secilin me votën e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In