• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Të nisin hetimet për Berishën, ushtroi presion për ndërrimin e ditëlindjes

by Java News
02/06/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla tha se formulari i vetëdeklarimit të demokratit Flamur Noka ka shkelje ligjore, pasi ai ka qenë i dënuar e më pas dëbuar nga ish Jugosllavia në vitin 91’. Balla ka sqaruar se Flamur Noka ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentave, siç është ai i formularit të vetëdeklarimit, teksa ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme, nisjen e hetimit për këtë çështje.

“Në pikën 5 dhe 7 të formularit nuk ka deklaruar të dhëna të rëndësishme për ndalimin dhe dhënien e masës së sigurisë nga një shtet i huaj… bëhet fjalë për ish Jugosllavinë. Duhet që prokuroria të fillojë menjëherë verifikimin dhe hetimin “kryesisht”. Kjo është një procedurë që ne do ta ndjekim edhe për disa raste të tjera të përfaqësuesëve të Partisë Demokratike…. Pika 7 e dokumentit të vetëdeklarimit është shumë e qartë, a jeni dëbuar ndonjëherë nga një shtet i huaj… pra, ti e ke detyrim që ta thuash atë dhe mosdeklarimi i saj është vepër penale, sepse është falsifikim!”– tha Balla.

Balla ka shtuar gjithashtu se një rast tjetër flagrant, është ai i Sali Berishës, i cili ka ndryshuar ditën e lindjes, madje duke bërë edhe presion përmes punonjësve të tij në zyrën e gjëndjes civile.

“Rasti më flagrant është i deputetit Sali Berisha, ku në pikën dy ka fshehur një gjeneralitet të përdorur në pjesën më të madhe të jetës së tij, bëhet fjalë për  datëlindjen… deri në 2009 ka qenë 1 korrik 44′ dhe pas 2009 mban një gjeneralitet tjetër 5 tetor 44’. Kemi të bëjmë me një shkelje të hapur të ligjit nga verifikimi që kemi bërë, në zyrën civile nr 2 në Tiranë.. është paraqitur një punonjës i sigurisë së Berishës dhe i ka bërë presion punonjësit të zyrës civile duke i kërkuar që të ndryshojë datën e lindjes si ajo që ishte në pasaportën diplomatike… Falsifikimi i dokumentave sic e dini është krim dhe dënohet deri në 6 vjet burgim.”- tha Balla. java/ a.k

Next Post

SONDAZHI/ 33 % e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është rritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In