• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SONDAZHI/ 33 % e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është rritur

by A R
02/06/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sondazh mbi korrupsionin i zhvilluar nga IDRA me mbështetjen e Ambasadës amerikane në vendin tonë, tregon se perceptimi i qytetarëve shqiptarë për korrupsionin në vend mbetet i lartë.

Në studimin “Korrupsioni në Shqipëri: Perceptime dhe Eksperienca”, pothuajse 89% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ose “i përhapur” ose “shumë i përhapur” mes zyrtarëve publik. Pothuajse 1 në 3 qytetarë mendojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 3 vjet më parë, ndërsa 37% mendojnë që korrupsioni ka mbetur i njëjti krahasuar me tre vjet më parë.

Në këtë sondazh janë pyetur 1 mijë persona në të gjithë vendin nmbi moshën 18 vjeç në muajt janar dhe shkurt 2016.

Por kush shihen si më të ndershmit e më të korruptuarit?

Mësuesit e Shkollave Publike, Drejtuesit Fetarë, Presidenti i Republikës dhe Mediat renditen mes institucioneve  të cilat konsiderohen si më të ndershmet nga qytetarët shqiptarë. Ndërkohë, Punonjësit e Doganave, Gjykatësit dhe Prokurorët,  shihen si më të korruptuarit.

Pavarësisht faktit se vazhdojnë të shihen si ndër institucionet më pak të korruptuara, Presidenti i Republikës, Drejtuesit Fetarë dhe Media, janë përkeqësuar në pozicionim krahasuar me sondazhin e 2010. Më specifikisht, rezultati i shënuar për Presidentin e Republikës është rritur me 13 pikë në (nga 30 pikë në 2010 në 43 në 2015) ai për Drejtuesit Fetarë me 11 pikë (nga 30 në 41 ne 2015) dhe ai per Mediat me 5 pike (nga 42 ne 47 pike) një shkallë nga 0-100 ku 0= “shumë i ndershëm” dhe 100=”shumë i korruptuar”.

Ndërkohë, perceptimi mbi Policinë e Shtetit dhe Mësuesit e shkollave publike është përmirësuar. Specifikisht, perceptimi i qytetarëve për Policinë e Shtetit përsa i përket korrupsionit tregon një përmirësim të konsiderueshëm prej 16 pikësh (nga 66 në 2010 në 50 në 2015), ndërsa për Mësuesit e shkollave publike, të dhënat tregojnë për një përmirësim me 7 pikë në shkallën e perceptimit të korrupsionit (nga 46 në 39 në 2015).

Ryshfeti

Megjithëse perceptimi i përgjithshëm mbi korrupsionin si fenomen të përhapur gjerësisht në vend mbetet i pandryshuar mes qytetarëve, krahasimi mes sondazheve të 2010 dhe 2015 tregon një rënie të përvojave personale të tyre me korrupsionin. Specifikisht, ndërsa pothuajse 3 nga 5 (57%) intervistuar në 2010 deklaronin se kishin pasur përvoja me korrupsionin, vetëm rreth 2 në 5 (44%) qytetarë deklarojnë të njëjtën gjë në 2015.

Gjithashtu, vetëm 13% e qytetarëve të intervistuar raportojnë se ju është dashur të paguajnë më tepër për të marrë dokumente zyrtare ( regjistrim biznesi, liçensë, leje ndërtimi), krahasuar me 20% në 2010.

Next Post

Clinton mban sot fjalimin për politikën e jashtme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In