• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla replikon me Berishën: Sikur Jorida Tabakun ta bënim ministre të Brendshme…

by A R
28/09/2017 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

reu u grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur nga foltorja e kuvendit Lulzim Bashës, i cili pak orë më parë nga i njëjti vend i kërkoi deputetit socialst që të deklaronte se ku kishte qenë natën kur ndodhi incidenti në Elbasan mes policisë dhe “Audit” të blinduar.

Në kundërpërgjigje, Balla është shprehur se këto pyetje të liderit të opozitës i ngjajnë provokimeve që bëjnë fëmijët, teksa ka kërkuar nga kolegët e djathtë e të majtë që të lënë të qetë policinë në kryerjen e punës dhe të mos përzihen me çështje që i takojnë hetimeve.

Balla është shprehur gjithashtu në lidhje dhe me akuzat e opozitës kundër vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke thënë se edhe sikur maxhoranca të vendose në krye të kësaj ministrie Jorida Tabakun (deputete e PD-së), atëherë sërish Basha do ta quante atë Koka e Meduzës së krimit.

“Unë nuk kam folur sot, dhe nuk do të flas asnjëherë sepse personalisht dhe së bashku me mua të 7 kolegët deputetë të PS në Elbasan nuk kanë as njëlloj lidhje me asnjërin nga këta. Kujt ti djegë miza në kësulë le ti djegë.

Ne jemi këtu për të mbështetur fuqimisht një aksion të policisë i cili ka desh të merret me kohë, që në 2005 kur filloi ngjizja e këtij konflikti, e më pas në 2009 ku zotëria nga 2009 deri në 2011 ka qënë deputet i PD-së në Elbasan dhe njëherësh Ministër i Brendshëm. Mos më bëj provokime foshnjore, ku ke qënë parmbrëmë, ku ke qenë dje. Unë Lulzim, nuk kam bërë kurrë asnjë kontratë me kriminelë për të siguruar votën.

Dua t’ju them me shumë keqardhje për vijimësinë e një farse me sulmet tuaja personale ndaj ministrit Xhafa, e cila është e sqaruar shumë vite më parë nga  vetë Xhafa, që nuk ka asnjë lloj të vërtete ndaj shpifjeve që hidhni ndaj tij. Por kushdo që të ishte prej nesh në vendin e Fatmir Xhafës do ta trajtonit njëlloj. Edhe sikur Jorida Tabakun ta merrnim ta vëmë ministre të brendshme edhe ajo do të ishte koka e krimit dhe e meduzës.”– ka deklaruar Balla. /b.d

Next Post
Ancelotti ,pas turpërimit nga PSG: Ishte formacioni im

Bayern zbulon zëvendësuesin e Ancelottit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

16 viktima nga tërmeti me magnitudë 7 ballë në Xizangun e Kinës, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit!

October 23, 2026
Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

Forcat Aleate demonstrojnë gatishmërinë detare në brigjet e Shqipërisë

October 23, 2026
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA?

October 23, 2026
Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

Derdhja e naftës ndot plazhet e Emirateve të Bashkuara, teksa sulmet ndaj anijeve në Hormuz përshkallëzohen

October 23, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

October 23, 2026
“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

“Dhëndri” merr nënshtetësinë shqiptare, Begaj e dekreton! Portieri italian një hap më afër Kombëtares kuqezi, tani ‘sytë’ nga FIFA

October 23, 2026
Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

Rrethimi nuk e ndali, nëna që u bë simbol i qëndresës në Jemen ngjitet në shtigjet malore për të varrosur vajzën

October 23, 2026
Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

Edhe Greqia i ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji hyn në fuqi nga 1 janari i 2027!

October 23, 2026
Anarkistët kërcënojnë Italinë, Milano blindohet për protestën e nesërme! Meloni angazhon edhe parashutistët

Anarkistët kërcënojnë Italinë, Milano blindohet për protestën e nesërme! Meloni angazhon edhe parashutistët

October 23, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Dhuna me maska gjatë kaosit në Tiranë, arrestohet një protestues, shpallet në kërkim një tjetër!

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In