• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla pret deputetin francez: Gati ngritja e KLGJ, KLP dhe KED

by Java News
04/12/2018 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me deputetin francez Joachim Son-Forget, i partisë së Presidentit francez Emanuel Macron, La République en Marche.

Balla duke uruar deputetin francez për rezultatet e tij zgjedhore, theksoi se ky është një lajm i mirë, sepse z. Son Forget është një njohës i mirë i rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Duke nënvizuar se Shqipëria ka nisur tashmë procesin “screening” dhe ka përmbushur një sërë prej detyrave që ka ky proces, Balla kërkoi mbështetjen e partisë La République en Marche në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Theksi i këtij takimi ishte Reforma në Drejtësi, ku deputeti Balla theksoi se brenda dhjetori do të ngrihen të tre institucionet kryesore të drejtësisë: KLGJ, KLP dhe KED dhe se procesi i Vettingut tashmë është një sukses.

Për sa i përket një prej shqetësimeve kryesore që qeveria franceze ka pasur, atë të azilkërkuesve, gjatë takimit u bë e qartë se Shqipëria tashmë e ka zgjidhur këtë problem dhe se numri i shtetasve që kërkojnë azil është ulur në mënyrë drastike. E jo vetëm kaq, por Shqipëria tashmë është bërë vend pritës i emigrantëve që vijnë nga Siria dhe Iraku, duke e parë atë si rrugë kalimi për në vendet Europiane.

Nga ana e tij deputeti francez z. Son Forget siguroi se Shqipëria është në rrugën e duhur në përmbushjen e reformave, duke bërë një punë vërtetë të mirë për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe emigrimit të paligjshëm. Si njohës i mirë i Rajonit të Ballkanit Perëndimor deputeti francez theksoi rëndësinë që ka integrimi i këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Joachim Son-Forget përgëzoi punën e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Rama për të gjitha hapat e ndërmarrë drejt rrugës evropiane të Shqipërisë.

Takimi u mbyll me ftesën nga ana e palës franceze për takime të Kryetarit të Grupit Balla në Francë në fund të janarit.

Në këtë takim zoti Balla shoqërohej nga zëvendësministrat Julian Hodaj, Petro Koçi dhe Teuta Vodo, njëkohësisht Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Socialiste.

a.çupaj

Next Post
Pllakos kriza financiare te Luftëtari, Partizani kërkon mbrojtësin brazilian

Pllakos kriza financiare te Luftëtari, Partizani kërkon mbrojtësin brazilian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

March 11, 2026
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të! Çfarë po ndodh në frontin e luftës?

March 11, 2026
“Kryeqyteti” i Ditës së Verës, rrugët që bllokohen në Elbasan nesër

Elbasani, kryeqyteti Ditës së Verës

March 11, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Akuzohen për trafik dhe shfrytëzim personi, SPAK çon për gjykim tre shtetasit ukrainas

March 11, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Tetëdhjetë vjet dhe një penë ende në punë

March 11, 2026
Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja Cani reagon pas vendimit të Kushtetueses për TikTok: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

March 11, 2026
Përrallë me gjela, pula dhe burra trima

A ka vdekur Partia Socialiste?

March 11, 2026
25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

25-vjeçarja i dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, zbulohet letra e fundit: Nuk dua të më lëndojnë më

March 11, 2026
Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

Spanja shkarkon zyrtarisht ambasadoren në Izrael pas përplasjeve diplomatike

March 11, 2026
Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

Lirohen rezervat më të mëdha të naftës! 400 milionë fuçi, pas krizës së karburanteve të shkaktuara nga lufta

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In