Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar nga kreun e PD-së Sali Berisha për bashkëpunim me Rusinë.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla nënkuptoi se Berisha ka marrë para ruse dhe se emri i tij ndodhet në llogaritë e Kremlinit.
Më tej Balla tha se në ditët në vijim do të dalin fakte që vërtetojnë se Berisha është financuar nga
Rusia.
“Ke hyrë në llogaritë e Kremlinit. Ti ke hyrë në listpagesat e kremlinit.
Ditët në vijim do të dalin faktet, që kulmoi me Lulin por me porosi të Berishës.
Ndani ju me emisionin e Përputhen se cili i ka fajet. Ti Sali i di faktet që ne disponojmë”, tha Balla.
kreu i grupit Parlamentar të PS-së. Balla i tha në një pjesë të fjalës së tij Berishës, se ende për të është ende habi sesi shqiptarët i kanë dhënë kaq shumë pushtet ndërkohë që është përgjegjës për shumë krime që kanë ndodhur në Shqipëri.
‘Se kuptoj sesi Shqipëria të kanë dhënë kaq shumë pushtet.’- tha Balla
Berisha duke qeshur nga vendi dhe pa u shqetësuar për asnjë akuzë u përgjigj se shqiptarët do ja japin sërish.
‘Do më japë prapë!’- tha Berisha nga vendi./m.j