• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla nga Elbasani: Synimi i ekipit të PS është që ta shndërrojë Elbasanin në qendrën e Shqipërisë

by
02/04/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Rajonit 2 në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se kandidatët e PS janë ‘bio’  e jo mall importi. Balla theksoi se synimi i ekipit të PS është që ta shndërrojë Elbasanin në qendrën e Shqipërisë në katër vitet e ardhshme.

“Asnjëri prej 15 kandidatëve të Partisë Socialiste nuk është ‘mall importi’, por është bio nga vendi. Prandaj dua t’i bëj një apel koshiencës qytetare të Rajonit 2 dhe të gjithë Elbasanit: Është koha t’i lëmë mënjanë bindjet tona të vjetra. Ka 30 vjet që Rajoni 2 ka një votë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike, por ka ardhur dita që të mos e votosh më Partinë Demokratike sepse nuk ka bërë asnjë punë në Elbasan, e që vota jote nuk ka më vlerë, duke ja dhënë një partie që pas këtyre zgjedhjeve ka shansin historik për tu rindërtuar nga fillimi. Ne do ta ndërtojmë Partinë Demokratike dhe do kontribuojmë gjithashtu, por kësaj radhe na duhet vota për Edi Ramen. Një kryeministër që ka bërë për Elbasanin më shumë se t gjithë jo në 30, por në 100 vjet.  Qëllimi i ekipit tone është që ta shndërrojmë Elbasanin në Vlorën e 4 viteve të shkuara,Elbasani të jetë qendra e Shqipërisë në 4 vitet e ardhshme. Është e vërtetë që ne kemi bërë shumë punë, por as unë as Edi Rama nuk jemi ende të kënaqur me atë që kemi arritur në Elbasan. Nuk jemi ende aty ku duhet. Prandaj na duhet një mandat i ri.”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se beteja e PS është të vaksinojë sa më shumë qytetarë, ndërsa i PD të përhapë sa më shumë virusin.

“Shqipëria këto ditë ka dy beteja: 1 betejë tonën për vaksinimin dhe 1 betejë të Lulit për shpërndarjen e virusit. Thirrja ime është ju lutem ne duhet të vazhdojmë të mbajmë maskat, të ruajmë distancat, sepse është shumë e rëndësishmëe që ne të dalim nga kjo luftë me ballin lartë, që ne të kemi mundësi në fund të majit të hapim kufijtë të vijnë turistët se pa turistët, nuk ka ekonomi vendi ynë.  Unë bie tërësisht dakort me Edi Ramën që ajo që do të bëhet në Elbasan do të jetë shumë herë më e bukur sesa ajo që ka bërë Korça dhe ajo që ka bërë Vlora. Ne na duhet një mandat i ri për të bërë në Elbasan atë që do ta transformojë këtë qytet në një destinacion. Sot Bashkia ka miratuar fondin dhe ka hedhur tenderin publik për studimin e ndërtimit të pritës dhe të projektit të madh të Auto-moto Parkut. Kjo na duhet të sjellë njerëz në Elbasan. Na duhet që çdo fundjavë në Elbasan të na vijnë minimalisht 5000-6000 vizitorë.”, u shpreh Balla.

Më tej, ai theksoi se aleati i Partisë Socialiste janë qytetarët e thjeshtë dhe të zakonshëm, teksa shtoi se Elbasani nuk mund t’ja besojë votën ‘fosileve politike’ siç i quajti ai opozitën dhe aleatët e saj.

“A mendon ndonjëri prej jush se Monika Kryemadhi apo Gazmend Bardhi mund të përfaqësojë Elbasanin më mirë sesa ne? A mendon ndonjëri prej jush se ata mund të lobojnë për Elbasanin më shumë sesa ne? Vitet që do të vijnë do të jenë vite shumë më të mira për Shqipërinë, shumë më të mira për Elbasanin. Partia Socialiste e Shqipërisë është partia e njerëzve të thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi dhe aleati ynë i vetëm jeni ju, njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të këtij vendi. Aleatët e Lulit janë Nard Ndoka, Dash Shehi, Shpëtim Idrizi, Gon Duka…O Zot! Si mund t’ja besojë Elbasani votën këtyre fosileve që kanë 30 vjet që vetëm qarkullohen. Elbasani kësaj radhe duhet ta ndajë dhe prandaj ne kemi një superekip, kemi një supërprogram, por ajo që e dallon Partinë Socialiste është një superlidership nga Edi Rama dhe Elbasani di ta vlerësojë shumë mirë, njeriun që i duhet në këto kohë transformimi. Prandaj unë dua që në 25 prill lërini mënjanë të gjitha arsyet, të gjitha kënaqësitë, këto nuk janë zgjedhjet e radhës, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të Shqipërisë në 30 vite, sepse këtu bëhet fjalë për të çuar përpara reforma që në rast se ndërpriten, jo vetëm që pengohen, por ato anulohen. Ne jemi këtu për t’i çuar të gjitha betejat në fund.”, përfundoi Balla./ b.h

Next Post
ZYRTARE: Caktohet data e finales së Kupës së Italisë!

ZYRTARE: Caktohet data e finales së Kupës së Italisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 mars 2026

March 28, 2026
Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

Interes për historinë dhe kulinarinë/ Turistët gjermanë dynden në Durrës, vizitojnë sitet arkeologjike

March 28, 2026
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In