• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Meta lobon kundër hapjes së negociatave! Çfarë na thanë 4 krerët e diplomacive

by Java News
05/03/2020 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për takimet e ministrave të Jashtëm të Polonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë me krerët e politikës shqiptare.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se është takuar me diplomatët menjëherë pasi ata kishin mbaruar takimin me Presidentin Ilir Meta, duke shtuar se ky i fundit iu kishte folur, sikur të ishte Presidenti i një vendi kundërshtar me Shqipërinë.

Balla tha se në takimin e tij me ministrat e huaj ishin edhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, që sipas tij, ishin ndjerë të trishtuar për qasjen e Presidentit, i cili kishte hedhur vrer mbi Shqipërinë.

Më tej, numri dy i PS foli për Reformën në Drejtësi, integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin e rëndësishëm që luan Këshilli Kombëtar i Integrimit në rrugën evropiane të vendit tonë.

“Shpreh se kur bie fjala për rrugën evropiane të Shqipërisë ne duhet të jemi gjithmonë së bashku. Edhe Këshilli Kombëtar i Integrimit, nën drejtimin e opozitës, ka reflektuar këtë qasje pro-integruese. Bashkë me kolegët e opozitës parlamentare jemi ndjerë të trishtuar nga qasja që presidenti një orë para takimit me ne kishte pasur me katër krerët e diplomacive. A thua kishin takuar presidentin e një vendi kundërshtar me Shqipërinë. Një president që kishte hedhur vrer mbi Shqipërinë. Unë e kuptoj strategjinë politike të gjithkujt, por duhet të kemi qasje që shpreh dashuri për vendin tonë. Si me lloj-lloj letrash drejtuar presidentë apo kryeministra të vendeve të BE, Ilir Meta bashkë me ndonjë faktor tjetër të opozitës, e më vjen keq si përfundoi PD të jetë shtojcë e Metës, ka një përpjekje për të dëmtuar vlerësimin që dha KE të hënën dhe që ne mezi presim që më 26-27-28 mars të marrim një lajm pozitiv.

Jam anëtari më i vjetër i Komisionit të Integrimit, prej 15 vitesh, dhe dua të shpreh vlerësimin që pas shumë kohës Këshilli Kombëtar për Integrimin ka një agjendë intensive, ku iu është dhënë mundësia të gjithë faktorëve për të qenë pjesë komplementare. Në cilësinë e nënkryetarit të këtij këshilli, vlerësoj se ky raport vjen në një moment të rëndësishëm të progresit evropian, pasi të hënën KE publikoi raportin e azhornuar për Shqipërinë, ku kërkohet çelja e negociatave të Shqipërisë me BE.

Reforma në Drejtësi vazhdon të mbetet prioritet. Këshilli i Integrimit Evropian duhet të kuptohet nga të gjithë, është institucioni më i lartë, ku të gjithë duhet të vijnë e të raportojnë sa i përket detyrave të shtëpisë. Do kisha dëshirë, që bashkë me Rudina Hajdarin, të vijonim punën intensive. Hajdari është një drejtuese e opozitës që di të ndajë interesin kombëtar nga interesi i vogël partiak. Bashkëpunimi me opozitën parlamentare për çështje të rëndësishme të rrugës evropiane është i rëndësishëm”, tha Balla. /e.s/

Next Post
Falsifikonin dokumente për të çuar shqiptarët në BE, policia zbulon laboratorin në Tiranë

Falsifikonin dokumente për të çuar shqiptarët në BE, policia zbulon laboratorin në Tiranë

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In