Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas akteve të dhunshme të opozitës gjatë protestës së ditës së sotme. Ai ka publikuar një video nga momenti kur një prej protestuesve hedh bojë mbi godinën e Ministrisë së Mbrojtjes, duke theksuar se ky i fundit është paguar nga ana e ish-deputetëve të PD për të kryer një akt të tillë.
“Lulezim! Paske paguar përsëri para sot? Jo vetëm për t’i sjellë në protestën tënde, jo vetëm për të sponsorizuar dhu(nën, por edhe për të hedhur bojën tënde të zezë kundër shtetit dhe imazhit të shqiptarëve. Tregoju tani atyre rrugëhumburve që ende të vijnë nga mbrapa: ato para që nxori nga çanta Albana Vokshi, a vijnë edhe këto nga Sheremetyevi???””, shprehet Balla.