• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Luli Saliu, Iliri e Monika s’mund ta kthejnë Shqipërinë pas, 30 qershori moment i rëndësishëm

by Java News
22/06/2019 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në vijim të takimeve për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit zhvilloi gjatë ditës së sotme një takim me vajza dhe gra të qytetit të Elbasanit.

Në fjalën e tij, Balla tha: “Ta harrojë Luli dhe Saliu, Iliri e Monika që mund ta kthejnë Shqipërinë pas. Shqipëria do të shkojë përpara, Shqipëria do të vijojë reformat që ka ndërmarrë dhe do të votojë më 30 Qershor si dhe do ti hapë negociatat me BE këtë vit”.

Në vijim të fjalës së tij Balla, në sallën ku mernin pjesë mbi 1000 gra e vajza nga Elbasani theksoi se ato që vuajnë më shumë kur shohin dhunë në televizion janë nënat.

Sipas Ballës, sfida kryesore e maxhorancës mbetet punësimi dhe se Shqipëria nuk ka më nevojë për zjarr, dhunë, protesta, por ka nevojë për punë.

Më tej gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se 30 qershori është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Sa më shumë të afrohet dita për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, SPAK apo BKH Saliu, Luli, Monika e Iliri do të bëhen bashkë, sepse kanë hesape të hapura me drejtësinë në Shqipëri.

Sa i përket historisë së përgjimeve, Balla tha se në demokraci gjyqin nuk e bën njëra palë kundër palës tjetër, por e bën drejtësi që është mbi të gjitha.

“Ne socialistët kemi vendosur një standard, të cilin duhet ta respektojmë të gjithë. Në momentin më të parë që një përfaqësues i PS është vënë nën akuzë nga Prokuroria ai nuk ka më vend në PS, por të shkojë atje dhe të qartësojë pozicionin e vet. Ky duhet të jetë një standard që duhet ta respektojnë të gjithë. Në rastin e Lulzim Bashës, i cili për fat të keq po shkatërron PD-në teksa vihet në akuzë për një prej veprave më të rëndaa, siç është financimi i PD nga burime financiare me pronësi oligarkësh rusë. Shqipërinë duam ta shohim në të njënjtën linjë me SHBA dhe jo me stepat ruse. Një politikan që nuk është në të njënjtën linjë me SHBA dhe BE nuk i shërben Shqipërisë. Një politikan që nuk vendos mënd teksa SHBA dhe BE thonë të tërhiqet nga dhuna ndaj institucioneve nuk i duhet Shqipërisë”, shtoi ai.

Duke folur për situatën e rendit dhe sigurisë në Elbasan, Balla nënvizoi se shteti jo vetëm në Elbasan, por dhe në çdo qytet tjetër të vendit do të vazhdojë përpjekjen pa kompromis kundër çdo grupi kriminal.

g.kosovari

Next Post
Hamilton ka siguruar “pole position” në Francë, zhgënjen sërish Ferrari

Hamilton ka siguruar “pole position” në Francë, zhgënjen sërish Ferrari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In