• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Luli e Saliu janë bashkë, mbrojnë njëri-tjetrin. Do u bashkohet më 24 korrik edhe Iliri në “Shtëpinë e Hajnisë”

by Java News
19/02/2022 13:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka lëshuar akuza në drejtim të opozitës, kryetarit Lulzim  Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Ballës, Basha dhe Berisha janë bashkë dhe mbrojnë njëri-tjetrin.

Ai tha se së shpejti do u bashkohet edhe Ilir Meta në koalicionin, të cilin e ka quajtur si “Shtëpia e Hajnisë”.

“Me Lul, me Sali janë bashkë, mos kujtoni se janë ndarë. Janë bashkë, i pash në Parlament.

Bashkë janë edhe me Ilirin që do u bashkohet më datë 24 korrik te “Shtëpia e Lirisë”, ajo por është “Shtëpia e Hajnisë”.  Edhe Nard Ndoka i iku Bashës, edhe atë s’e mbajti dot! Ne nuk kemi punë fare me këta”, tha Balla.

Para të pranishmëve, ai foli lidhur me implementimin e reformave ku kërkoi më shumë mbështetje.

Balla ndër të tjera kujtoi edhe sfidat e kryeministrit Edi Rama ku ftoi qytetarët t’i jeni mirënjohës për sigurimin e fondeve pas pasojave sizmike si dhe menaxhimin e situatës Covid-19.

RRUGET

Balla në fjalën e tij ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se gjatë qeverisjes së tij i la rrugët pambaruar në Lushnje.

“Për ti kujtuar shqiptarëve për rrugët e lëna rrugëve hidhni një sy mbikalimeve të lëna në mes tek “Pushimi i Shoferit”. Vetëm dy këmbë, si mund të hipë makina nga një krah në tjetrin vetëm Luli dhe Saliu mund ti japin përgjigje.

Prioriteti themelor i këtij viti është Përroi i Lushnjës, thonë se këta e kanë premtuar ka 30 vjet, 2022 do jetë viti që kjo merr fund dhe shërohet plotësisht e që do i japë Lushnjes një mundësi të re komunikimi sepse do shoqërohet me rrugë anësore jo vetëm pastrimi.

Të gjitha moshat të përdorin atë park që do lindë, për gjithë orët e ditës”, tha ai./m.j

 

Next Post
FOTO/ Misteret e vrasjes në Vlorë: Viktima erdhi pa pasaportë nga Kosova, ka plumb në shpatull, autori i rrëmbeu telefonin

FOTO/ Misteret e vrasjes në Vlorë: Viktima erdhi pa pasaportë nga Kosova, ka plumb në shpatull, autori i rrëmbeu telefonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In