• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Ke inat Ramën se nuk të mori në takimin me Clinton, Blushi: Flit përherë se më shton votuesit

by Java News
10/11/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i partisë Libra, Ben Blushi, ka kritikuar akuzat që Kryeministri ka bërë para disa muajsh kundrejt Trump, duke thënë se ai ka qenë i sponsorizuar nga fushata e Clinton për të luajtur rolin e një trompisti. (trompe) Blushi ka shtuar se kritikat e Ramës janë të dëmshme sepse janë bërë në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të kryeministrit. Ish deputeti socialist ka shtuar se Rama nuk duhet të flasë për gjëra për të cilat nuk ka tagrin të flasë.

Ku është rreziku sot, kush e kërcënon Shqipërinë sot, ai që u zgjodh nga sovrani, apo ky këtu që flet? E ka bërë për shkak të sponzorizimit!!! Ka hyrë në një fushatë elektorale dhe është sponsorizuar. Si u fut në fushatë? Si një trompist!

Cfarë tha? Tha pse jam kundër Donald Trump, tha se ai ka qenë kundër muslimanëve, e kosovarëve… po pse çfarë është ky imam i xhamisë që do na flasë për muslimanët… për Kosovën u sqarua, se ky kandidat ka kërkuar që të mos ketë bombardime, por trupa në kosovë… dhe ky nëse kujtoni ka qenë debat i madh në atë kohë në NATO.”– tha Blushi.

DEBATI BLUSHI- BALLA

Por pas fjalës së Blushit ka reaguar deputeti socialist Taulant Balla i cili i ka kujtuar Blushit se shqiptarët nuk votojnë në SHBA dhe se ish socialisti duhet të reshtë së akuzuari Kryeministrin, duke përdorur shqiptarët si justifikim. Balla ka shtuar gjithashtu që Blushi të mos shkelë ligjin për të drejtën e autorit, sepse akuzon me “fjalët e Berishës”.

Debatet:

Balla: Po të kishe qenë aq i paanshëm sa do ti të jesh, minimalisht pas kritikës që bëre për kryeministrin, minimalisht duhet të thoje “në konventën demokrate mbaj mend disa ditë më pas është çuar Paloka këtu dhe është shprehur: demokratët nuk e ftuan Ramën në Konventë, por ftuan Bashën”.

Ti mund të kesh shumë inate me Ramën se kur Klinton ishte në Tiranë ai vendosi të merrte Olta Xhaçkën dhe jo ty. Nuk mund të bësh fyerjet ndaj kryeministrit kauzat politike të një partize të re. Një partizë e re që sapo nis duhet të respektojë ligjin e të drejtave të autorit, të mos përdorë gjuhën dhe fyerjet e një njeriu që i ka mbetur vetëm uturaku.

Ben Blushi: …Shumë njerëz më thonë pse nuk i përgjigjesh Taulantit?  Kur isha anëtar i PS paguanim 6 mijë lekë të reja kuotë anëtarësie. Mund të vazhdojë ta paguajë atë kuotë që Taulanti të çohet dhe të flasë gjithmonë pas meje, sepse më shtohen simpatizantët. Mos përto, çohu gjithmonë pas meje, kuotën e anëtarësisë, do ta jap ty çdo muaj.

Taulant Balla: E di sa gënjeshtar je? Ke që në 2007 që nuk e paguan kuotën e anëtarësisë. Është dashur që të përjashtojmë që në 2007 (QESH) sepse nuk e ke paguar. (Blushi largohet nga salla) Ik ik.

FJALA E BEN BLUSHIT

“Pse erdhi sot prapa Edi Rama dhe iu ngreh në këtë parlament, duke thënë se fjalët që ai ka thënë janë të merituara?

Cështja sot, është pse vendosi Edi Rama, jo të rreshtohet vetë, por pse vendosi të rreshtojë Shëqipërinë?!

Pse për fat të keq është kaq mendjelehtë kryeministri i vendit? Jua them pse sipas meje. E coi qëllimi meskin, për të hapur një derë, për të hapur një derishte, për të kapur një buzëqeshje të kandidates që preferonte.

Nuk bëri vetëm kaq… ai ofendoi dhe fyeu një kandidat, cka as vetë zonja Clinton nuk e bëri. Nuk e konsideroi si një fatkeqësi kombëtare. Sikur Hileja të ishte një dekoratë, pa dyshim Edi Rama do të kishte mundësi të bënte një ekspozitë të bukur.

Ku është rreziku sot, kush e kërcënon Shqipërinë sot, ai që u zgjodh nga sovrani, apo ky këtu që flet?

E ka bërë për shkak të sponzorizimit!!!

Ka hyrë në një fushatë elektorale dhe është sponsorizuar.

Si u fut në fushatë?

Si një trompist!

Cfarë tha? Tha pse jam kundër Donald Trump, tha se ai ka qenë kundër muslimanëve, e kosovarëve… po pse çfarë është ky imam i xhamisë që do na flasë për muslimanët… për Kosovën u sqarua, se ky kandidat ka kërkuar që të mos ketë bombardime, por trupa në kosovë… dhe ky nëse kujtoni ka qenë debat i madh në atë kohë në NATO.”– tha Blushi.

 

Next Post
Çka do të bëjë Obama pasi ta braktisë Shtëpinë e Bardhë?

Çka do të bëjë Obama pasi ta braktisë Shtëpinë e Bardhë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta e bukur ia ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës”, Balla nxjerr videon e policit të lënduar: 32 vite në detyrë, sot u gjakos

“Protesta e bukur ia ka lënë vendin konfliktit dhe dhunës”, Balla nxjerr videon e policit të lënduar: 32 vite në detyrë, sot u gjakos

July 2, 2026
“Shëndetësia 2030”/Koçiu: Jemi në shërbim të qytetarëve, me përkushtim dhe devotshmëri

“Është i njëjti skenar i vjetër”, Koçiu reagon për dhunën në protestë: Kush shkel ligjin do të përgjigjet para drejtësisë

July 2, 2026
VIDEO/ Paralajmërimi i Altin Goxhajt pak ditë më parë: Fiksojeni 2 korrikun si datë

VIDEO/ Paralajmërimi i Altin Goxhajt pak ditë më parë: Fiksojeni 2 korrikun si datë

July 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

July 2, 2026
Opozita ‘del zbuluar’ në protestë, Gonxhja: “Qytetarja” qenka kryetare e PD-së në Njësinë 9

Opozita ‘del zbuluar’ në protestë, Gonxhja: “Qytetarja” qenka kryetare e PD-së në Njësinë 9

July 2, 2026
Balla: Mes protestuesve ka persona në kërkim, ja kush është njëri prej tyre

Balla: Mes protestuesve ka persona në kërkim, ja kush është njëri prej tyre

July 2, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

July 2, 2026
“Rama është i shantazhuar”, habit protestuesi me teorinë konspirative për “shpërbërjen” e Shqipërisë

“Rama është i shantazhuar”, habit protestuesi me teorinë konspirative për “shpërbërjen” e Shqipërisë

July 2, 2026
“Opozitë e shitur”/ Protestuesit përplasen me deputetët, “nuk i kursehen” as Goxhajt: Mos bëj negociata

“Opozitë e shitur”/ Protestuesit përplasen me deputetët, “nuk i kursehen” as Goxhajt: Mos bëj negociata

July 2, 2026
VIDEO/ Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

VIDEO/ Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In