• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla inspektoi dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Kavajë: Çdo pallat do certifikohet nga ekspertë vendas dhe të huaj

by Java News
30/11/2019 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballai i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali inspektoi sot nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Balla u takua me banorët e prekur nga lëkundjet e forta të tërmetit, ndërsa i garantoi ata se do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë për rikuperimin sa më të shpejtë të dëmeve.

“Ky është një vlerësim paraprak që po bën bashkia me inxhinierët dhe ekspertët më të mirë që ka Kavaja. Ndërkohë që do kemi edhe ekspertë, vlerësues të huaj.

Besoj që jeni të informuar që po vijnë ekspertë edhe nga SHBA,  vende të tjera të BE-së dhe Gjermania.

Për çdo pallat do të ketë një certifikim nga inxhinierë dhe ekspertë jo vetëm vendas,  por edhe të huaj. Të jeni të sigurte që nuk do hyhet në një pallat që nuk është i certifikuar dhe protokolli i ndërhyrjes për riparim. Por ajo që unë dua t’ju them bashkë me kreun e bashkisë është se ne kemi marrë garancinë nga të gjitha këto hotelet që këtu i keni hapur si ‘Fafa’ është hapur “Prestige Resort” , të cilët dua t’i falënderoj pronarët e tyre që kanë treguar gatishmërinë e tyre për të sistemuar deri sa të mbyllim me inxhinierët protokollin e vlerësimit paraprak të dëmeve. Pra sa e përballon dhe çfarë ndërhyrje do të duhet të bëhet. Unë do t’ju kërkoja të rrini në hotel. Tani unë e di që shpirti nga shpia s’na ndahet se është gjithë investimi i jetës, por gjithsesi siguria e jetës është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ajo që pamë dhe përjetuam këto ditë me 50 jetë të humbura, është diçka që duhet të jetë edhe në mendjet tuaja që nuk duhet me rrezikuar në këto ndërtesa që kanë paraqitur dëmtime. Numri i ndërtesa edhe këtu në Kavajë nuk është i vogël, po duke e krahasouar me Durrësin, nuk mund të krahasohet me Thumanën, as me Lezhën.  Duhet thënë edhe në Lezhë dëmtimet janë më të mëdha dhe më të parikuperueshme në disa prej tyre. Ndërkohë që këtu do i vlerësojmë një për një”, u deklaroi Balla.

g.kosovari

Next Post
Ekspertët zviceranë në terren/ Kontrolle në Durrës dhe Krujë, testojnë stabilitetin e banesave

Ekspertët zviceranë në terren/ Kontrolle në Durrës dhe Krujë, testojnë stabilitetin e banesave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com