• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertët zviceranë në terren/ Kontrolle në Durrës dhe Krujë, testojnë stabilitetin e banesave

by Java News
30/11/2019 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët zviceranë vazhdojnë punën në terren. Në  qytetin e Durrësit ata kanë kontrolluar disa nga ndërtesat e prekura nga tërmeti, ndërsa në fund pritet të japin fjalën e tyre nëse janë apo jo të banueshme. Në Krujë ekipi ka testuar stabilitetin e disa ndërtesave që kanë qëndruar për të përcaktuar nëse janë të sigurta për jetën e qytetarëve.

Një ekip me 15 specialistë të mobilizuar nga qeveria zvicerane janë në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rënde në dekadat e fundit. Ekipi përfshin ekspertë në dy fusha: (1) inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave: (2) ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre, raporton Albinfo.ch

“Programi ynë i bashkëpunimit në Shqipëri duhej patjetër të përfshinte një përgjigje ndaj tërmetit tragjik që goditi të martën. Duke parë seriozitetin e gjendjes, qeveri zvicerane zgjeroi përpjekjet duke sjellë misionin e parë me ekspertë, të cilët do të vlerësojnë nevojat, do të japin asistencë të menjëhershme dhe do të propozojnë masa afatgjata pas tërmetit”, tha ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maître.

“Zvicra mbështet Shqipërinë jo vetëm në kohë të mira, por edhe në momente të vështira”, tha Sebastian Eugster, udhëheqës i ekipit të misionit zviceran dhe zv. kreu për ndihmën humanitare në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

g.kosovari

Next Post
“Komisioneri i menaxhimit të krizave në Shqipëri”/ Presidentja e KE telefonon Ramën: BE, përkrah jush

"Komisioneri i menaxhimit të krizave në Shqipëri"/ Presidentja e KE telefonon Ramën: BE, përkrah jush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com