• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Balla i feston Pashkët në Vlorë tek Qendra “Vatra”, apeli për gratë e vajzat: Denonconi dhunën

by A M
05/05/2024 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në festën e bekuar të Pashkëve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Qendrën “Vatra” në Vlorë, ku janë akomoduar vajza e gra, viktima të dhunës në familje apo formave të tjera të dhunës me bazë gjinore.

“Jo pa shkak kemi ardhur në ditë feste, sepse nuk ka më bukur sesa të jemi në këtë Strehëz, ku jetojnë prej kohësh gra e vajza, të cilat i konsiderojmë si heroina. Jeni shembull shumë i mirë për vajza e gra të tjera, që për shkak se hezitojnë të denoncojnë dhunën vazhdojnë ta vuajnë në mënyrë të përditshme. Ndërkohë që secila prej jush që e ka denoncuar, është çliruar. Duam të jeni shembull për të tjerat”, u shpreh Balla.

Drejtoresha e Qendrës tha se puna e tyre lidhet shumë me atë të Policisë, dhe falë besimit që kanë tek ky institucion vajzat e gratë, denoncojnë.

Ministri garantoi jo vetëm sigurinë për to, por edhe tha se po punohet për programe strehimi e përkujdesjeje.

“Nuk do t’ju mungojë asgjë, që nga siguria por edhe pjesa e trajtimit me banesa, do të shohim mundësitë nëse kemi apartamente të konfiskuara ndaj krimit të organizuar apo korrupsionit, apo me programe të posaçme që ka Bashkia e Vlorës, për të kaluar në fazën e dytë”, nënvizoi gjatë bisedës ministri. Por ai apeloi dhe nxiti këdo të denoncojë dhunën.

“Faza e parë është momenti i çlirimit, i fitores së lirisë kundër dhunës me bazë gjinore dhe faza e dytë riintegrimi, kthimi në jetën normale. Duhet t’ja tregojmë çdo vajze e gruaje, ajo që denoncon dhunën, duhet ta dijë që e pret një jetë shumë e mirë. Sepse një prej hezitimeve që kanë, është që më mirë po duroj se nuk kam ku shkoj, çfarë do thonë komshinjtë, familja, fisi. Të thonë ça të duan, por askush nuk ka lindur për të vuajtur. Strehëza juaj ka një meritë të veçantë, jeni një model që duhet shtrirë dhe në qarqe të tjera, edhe pse siç i ka hije Vlorës këtu janë nga e gjithë Shqipëria, madje dhe ndërkombëtare se keni dhe të huaja”, tha Balla.

Next Post
Qeveria e Netanyahut voton në mënyrë unanime, Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras

Qeveria e Netanyahut voton në mënyrë unanime, Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In