Kur bëhet fjalë për një protestë, ajo duhet të jetë brenda kuadrit ligjor. Kështu u shpreh sot Taulant Balla teksa i bëri apel Prokurorisë së Tiranës që të nisë hetimet për dhunën e protestuesve të Astirit.
Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PS lëshoi akuza edhe ndaj kryedemokratit Basha:
“Opozita është bërë si kukuvajkë që kudo që ka zhurmë, shkon të bëhet pjesë pa ditur pse është aty.
Ti Lulzim je i pari që nuk të takon të protestosh sepse duhet t’u tregosh që ti ke interesat e tua kur bëhet fjalë për dëmshpërblim.
Ti dhe vjehrri yt doni t’i bëni presion qeverisë për dëmshpërblime për ndërtimet pa leje” – tha Ball anë Kuvend.
/JavaNews/b.d