• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla flet për median gjermane: Italia do t’i përdorë pa shpërblim zonat shqiptare

by A R
08/11/2023 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë jep për DW detaje të marrëveshjes Rama-Meloni

Dy qendrat pritëse për akomodimin e migrantëve do të ngrihen në dy zona të përcaktuara: njëra në bregdetin e Shëngjinit dhe tjetra në Gjadër, 20 km larg këtij bregdeti. Fjala është për ata migrantë, që kapen nga autoritetet italiane në det, para se të shkelin brigjet italiane. Nga kjo kategori përjashtohen gratë shtatzëna, fëmijët dhe persona vulnerabël për arsye shëndetësore.

Zona në përdorim pa kundër-shpërblim

“Palës italiane i jepet vetëm e drejta e përdorimit të zonave të përcaktuara pa kundër-shpërblim. Zonat do të menaxhohen tërësisht nga pala italiane, sipas juridiksionit të shtetit italian, që do të jetë përgjegjës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin brenda këtyre zonave”, tha ministri i Brendshëm Balla për DW.

Ai theksoi se “në marrëveshje është dakortësuar që numri total i migrantëve të pranishëm në këto zona nuk do të kalojë shifrën 3 mijë vetëve” Por burime zyrtare kanë bërë me dije se gjatë një viti numri i tyre mund të arrijë deri në 36 mijë.

Sa kohë do të qëndrojnë migrantët në Shqipëri?

Kjo ende nuk dihet. Koha do të varet nga zgjatja e procedurave të shtetit italian. “Migrantët do të akomodohen në strukturat pritëse vetëm me qëllimin e kryerjes së procedurave kufitare të riatdhesimit dhe pas përfundimit të tyre do të nxirren jashtë territorit të Shqipërisë, thotë Ministri Brendshëm Balla. Afati maksimal i qëndrimit të tryre do të jetë në përputhje me afatin e përcaktuar në legjislacionin italian për këto procedura,” thotë ministri Brendshëm Balla.

Sipas tij “transporti në territorin e Shqipërisë dhe shoqërimi i emigrantëve pas përfundimit të procedurave jashtë këtij territori do të kryhet nga pala italiane me mjetet e saj”, thekson ai. Shqipëria në marrëveshje ka vetëm të drejtën për të marrë të dhënat e migrantëve që do të hyjnë në territorin e saj.

Siguria publike

Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitën e Shqipërisë ka kërkuar interpelancë në Parlament lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni. Sipas saj kjo marrëveshje cënon sigurinë publike dhe nuk ka transparencë. “Siguria brenda zonave të përcaktuara në marrëveshje do të garantohet nga pala italiane, që ka detyrimin për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike në perimetrin e brendshëm. Pala shqiptare angazhohet të ruajë rendin dhe sigurinë në perimetrin e jashtëm si edhe gjatë transportit të migrantëve nga njëra zonë në tjetrën. Pala shqiptare ka rezervuar të drejtën për të pasur akses në zona vetëm në rast rreziku potencial, që do të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme”, tha ministri Balla për DW.

Në Gjadër do të akomodohen vetëm ata migrantë azilkërkues që do të riatdhesohen. “Migrantët nuk do të lejohen të dalin jashtë zonave të caktuara gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit në territorin shqiptar”, sqaron ministri Brendshëm Balla. Sipas tij të “gjitha shpenzimet për ngritjen e qendrave dhe infrastrukturës së tyre në zonat e caktuara lidhur me sigurinë do të mbulohen 100 përqind nga pala italiane.”

DW

Next Post
Moti i keq, pezullohet qarkullimi për mjete dhe këmbësorë në disa zona të Vlorës

Moti i keq, pezullohet qarkullimi për mjete dhe këmbësorë në disa zona të Vlorës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
Sofra që nuk digjet

Sofra që nuk digjet

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In