• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Balla efektivëve të policisë: Lufta ndaj korrupsionit nis brenda nesh, sundimi i ligjit në nivel tjetër

by A R
11/08/2023 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, përmes rrjeteve sociale u bënë thirrje efektivëve të policisë së Shtetit se lufta ndaj korrupsionit nis brenda trupës policore.

Sipas tij, lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit.

“Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është një proces, i cili ka hyrë në një fazë të re dhe që do t’i shkohet deri në fund. Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Të gjitha fijet që rrjedhin informacion sensitiv duhet të priten, përfshirë këtu çdo lloj forme komunikimi me aplikacione të ndryshme të përdoruara nga krimi, të cilat duhet të hetohen plotësisht dhe personat e përfshirë përjashtim dhe vendosje para ligjit”, thekson Balla.

“Falenderoj dhjetëra qytetarë të cilët kanë raportuar plot raste apo paraqitur ankesa për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Në një kohë të shkurtër kemi, në bazë të këtyre raportimeve/ankesave, punonjës policie të arrestuar, sikurse kemi edhe të përjashtuar për shkelje të normave etike. Falenderoj një qytetar Shkodra, i cili na dërgoi mbrëmë një informacion për vendndodhjen e një parcele me kanabis. Policia e Shtetit me të marrë informacionin bëri planin e veprimit dhe informacioni rezultoi tepër i saktë dhe operacioni policor u mbyll me sukses. E garantoj se informacioni i tij u trajtua me shumë kujdes dhe se anonimati i tij do të ruhet si një thesar”, vijon Balla.

“Falenderoj një media që ka vënë në dispozicion materiale filmike për një sjellje të dyshimtë të një patrulle policie në Lezhë gjatë natës së mbrëmshme. Është e papranueshme sjellja, janë kompromentuese veprimet edhe sikur në atë dorë dhe në atë xhep të mos jetë dyshimi i arsyeshëm i çdo syri që e sheh dhe çdo mendjeje që e gjykon.

“Sot dua ta ripërsëris për çdo efektiv të Policisë së Shtetit, se lufta kundër korrupsionit nuk nis jashtë nesh, por fillon nga brenda radhëve tona. Agjencia e Mbikëqyrjes së Policisë duhet të bëjë detyrën në nivelin e pritshmërive të Kryeministrit, të mijat si Ministër dhe të publikut, në çdo rast dhe menjëherë!”, përfundon reagimi i Ballës.

Next Post
Me celular duke i dhënë makinës, shoferi tenton të korruptojë policin

Me celular duke i dhënë makinës, shoferi tenton të korruptojë policin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In