• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Duhet të vazhdojë procesi i transformimit që Partia Socialiste ka nisur në Librazhd

by
09/04/2021 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Togëz në Librazhd.

Balla gjatë fjalës së tij  Balla tha se Togzi është një prej modeleve të shtrirjes së procesit të rilindjes urbane.

“Togzi është një prej modeleve tona të shtrirjes së procesit të rilindjes urbane. Ndoshta do të kishim mbaruar edhe fazën e dytë të shtrimit të rrugëve mes pallateve por duhet të kuptojmë se kemi patur pothuajse dy vite teje të vështire. Dy vite të sfidave që duhen 100 vjet të përballesh me to. Këto ishin 2 vite sprove dhe unë mendoj që pjesa më e vështirë ka kaluar sepse sot jemi në situatën që po ecim shumë mirë me vaksinimin. Në Librazhd numri i vaksinimit po ecën me shpejtësi për të garantuar që në fund të muajt maji t’i kthehemi normalitetit. Rikthimi në normalitet na krijon mundësin që të fillojë të qarkullojë ekonomia dhe ne të vazhdojmë investimet tona” tha ai.

Balla shtoi se Partia Socialiste ka dyfishuar ndihmën sociale dhe që në mandatin e ri synojnë që rroga minimale të jetë 400 mijë lekë të vjetra.

“Ne kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe ne do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë atyre që kanë nevojnë. Ne do ta çojmë pagën minimale 400 mijë lek të vjetra dhe mbi zero tatim mbi pagën. Ne kemi bërë shumë punë por unë i pari nuk jam ende i kënaqur me atë që kemi arritur në Librazhd, sepse kemi shumë punë për të bërë. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë pa asnjë dallim që ta ndërlidhim Togëzin me pjesën tjetër për ta zhvilluar këtë fshat”, u shpreh ai.

Më tej Balla përmendi investimet e bëra në Librazhd dhe sidomos në Togëz, ku përfshihet sektori i bujqësisë dhe problematiak tjetër që ishte uji i pijshëm.

“Bujqësia është gjithashtu e rëndësishme. Nga viti 2013 deri në vitin 2021 në kemi investuar në kanale vaditëse dhjetë herë më shumë se sa është investuar nga viti 1992 deri në 2013. Mos harrojmë ujin e pijshëm pasi nuk gjendej, vetëm pas vitit

2013 filluan investimet për furnizimin e ujit në Librazhd. Kur po punonim për të garantuar investimin për furnizimin e ujit, Partia Demokratike mbildhte njerëzit dhe iu thoshte ‘Taulanti po bën ujësjellsin për ta çuar ujin e pijshëm në Elbasan’. Tani këto ose e dinë qe Togëzi është pjesë e Elbasanit ose janë mashtrusa dhe besoj kjo e dyta vlen më shumë se e para” tha ai.

Ai theksoi se punimet e nisura duhet të vazhdojnë dhe se Librazhdit i duhet një deputet që ta përfaqësojë denjësisht ne parlament.

“Po investojmë në kanalizimet e ujrave të zeza ne Librazhd. Punët në Librazhd nuk duhet të ndërpriten. Ne na duhet një kryeministër që Librazhdin e ka për zemër dhe unë jam dëshmitar që Librazhdi ka fituar falë Edi Ramës. Puna që ka nisur në Librazhd është thjesht fillimi i një transformimi të madh. Thirrja ime për të gjithë banorët e Librazhdit është se ne nuk kemi nevojë për një deputet që të shkojë të ulet në fund të sallës e mos të flasë, ne kemi nevojë që të kemi përfaqësimin e duhur në qeveri në mënyrë që t’i garantojmë Librazhdit tonë më shumë vëmëndje. Ne na duhet një deputet që do ta kemi mbështëtje për çdo hall tonin” shtoi ai.

“Falë Edi Ramës kemi arritur të transformojmë këtë fshat në lagje qyteti, kemi ndërtuar qendra shëndetësore, fabrikë, do bëjmë urën dhe rrugën. Prandaj kur të votojmë me 25 Prill duhet të mendojmë se cili nga përfaqësuesit e partive na e ka zonën tonë në zemer, cili nga këta na e bën punën më mirë. Nëse ndonjëri mendon se e bën Lulzim Basha e keni shumë gabim. Është dita që të bashkohemi të gjithë për Librazhdin që ne duam” përfunoi ai./ b.h

Next Post
UEFA jep lajmin e madh për tifozët, 8 shtete ndezin dritën jeshile

UEFA jep lajmin e madh për tifozët, 8 shtete ndezin dritën jeshile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In