• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Balla dënohet për shpifje, Shkëlzeni e “përshëndet” si Rama

by
09/06/2015 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit ka dënuar deputetin e PS Taulant Balla për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Shkëlzen Berisha i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social e ka përshëndetur këtë vendim.

Madje ai ka shkuar edhe më tej duke ironizuar dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama të dhënë mënjëherë pas dënimit të Edi Palokës dhe Arben Ristanit. Rama në deklaratën e tij kërkoi dënimin me burg për shpifësit, duke dalë kundër direktivate të Këshillit të Europës në lidhje me të drejtën e fjalës.

Ja statusi i plotë i Shkëlzen Berishës:

Gjykata e Apelit denon Taulant Ballen per shpifje ndaj meje. E pershendesim kete vendim me deklaraten e pershatur te padronit te tij bere para disa ditesh. Dënimi sot nga Gjykata e Apelit i nje shpifësi profesionist i cili, për shkak të aftësisë së tij të spikatur profesionale në fushën e shpifjes, eshte zgjedhur si sekretar i grupit parlamentar te PS eshte nje lajm i mire per tre aresye: Së pari, sepse opinioni publik mësoi nga një palë e tretë, pra nga Gjykata e Apelit, që akuzat e bëra ndaj meje nga këta zanatçinj të baltës politike, për medemek lidhje me Austria Lottery, janë shpifje dhe asgjë tjetër. Së dyti, sepse kjo lojë e ulët që e ka bërë shpesh politikën një neveri të vërtetë dhe i ka kthyer rëndom politikanët në lolo në syte e qytetarëve, nga sot nuk është më e pandëshkueshme. Kush shpif si i denuari i sotëm, duhet të llogarisë mirë përballjen me ligjin. Dhe së treti, denimi i sotshem eshte një lajm i mirë sepse nxjerrin edhe më qartë në pah nevojën për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike. Kjo e fundit do të thotë që speciet politike të cilat ushqehen duke shpifur për të tjerët dhe madje arrijnë të ngjiten deri në tempullin e parlamentit, nuk mjafton të shpallen fajtorë thjesht për kundravajtje penale kur shpifin; ato duhet të dënohen për krimin penal të shpifjes, siç ndodh në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria. Prandaj, kjo betejë nuk mbaron sot dhe nuk mbaron me këto gjyq. Sepse kjo nuk është nje betejë ligjore me nje shkretan që jeton me përsheshin e politikës së llojit më të ulët, por është një betejë kulturore kundër vetë politikës së këtij lloji! E cila ka ndotur si mos më keq çdo rrugë të komunikimit publik e qytetar në Shqipëri për 25 vjet rresht dhe është bërë shembulli më i turpshëm i komunikimit për rininë e këtij vendi. P.S Rama ruan te drejten e autorit per kete postim.

Next Post

A është uji që shitet vërtetë nga burimi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

Kristian Prenga fton Anthony Joshuan në Shqipëri

July 28, 2026
I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

I pandehur nga SPAK/ Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon akuzat për korrupsion në zgjedhje, zbardhet dëshmia

July 28, 2026
BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

BKH sekuestron dokumente për dosjen “Veliaj” në Bashkinë e Tiranës

July 28, 2026
“Edhe qorr, edhe llapë, edhe ballist, edhe me call center”, Rama ironizon komentuesin në rrjetet sociale

Zhurmat në bregdet, hyjnë në fuqi limitet e reja për bare, restorante dhe klube nate

July 28, 2026
Kriza e besimit mes pushtetit dhe qytetarëve është sfida më e madhe e demokracisë shqiptare

Kriza e besimit mes pushtetit dhe qytetarëve është sfida më e madhe e demokracisë shqiptare

July 28, 2026
Incidenti në Kuvend, gratë e PS akuzojnë Shehajn për sjellje të papranueshme ndaj këshilltares

Incidenti në Kuvend, gratë e PS akuzojnë Shehajn për sjellje të papranueshme ndaj këshilltares

July 28, 2026
Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit

Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit

July 28, 2026
Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

Përplasen dy makina në unazën e Patosit, plagoset bashkëshortja dhe fëmijët e një prej drejtuesve

July 28, 2026
Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

July 28, 2026
Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In