• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

A është uji që shitet vërtetë nga burimi?

by
09/06/2015 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e mbarë vendit janë të detyruar të blejnë ujin e pijshëm jo vetëm në autobotët apo bidonët 5-6 litrosh për konsumim familjar, por edhe në lokale.

Por problematika më e madhe që vjen nga shqetësimi i qytetarëve lidhet me faktin sesa cilësor dhe i kontrolluar është ky ujë. Në shumicën e rasteve, qytetarët krijojnë varësi nga një markë e caktuar kompanie uji, jo vetëm për shkak të reklamës, por edhe emrit që u vënë shisheve. Në fakt, legjenda se iks apo ypsilon ujë mbushet në burim, nuk rezulton i vërtetë. Për më tepër, nëse ky ujë do të merrej vërtetë drejtpërdrejt nga burimi, kjo do të ishte një skandal ende më i madh.

Ligjet në fuqi përcaktojnë qartë se produktet ushqimore të konsumit në masë dhe veçanërisht uji, duhet t’i nënshtrohet një sërë analizash nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Ky i fundit është i pa fuqishëm të kontrollojë çdo autobot legal apo ilegale që e reklamon ujin duke bërtitur në mes të lagjeve përmes altoparlantëve orë e pa orë.

Dhe për t’u kthyer te uji që merret në burim dhe që tregtohet në shishe, burime konfidenciale nga Këshilli Kombëtar i Basenit Ujëmbledhës sqarojnë për “Java”-n se asnjë kompani nuk ka të drejtë të furnizohet direkt në burim, qoftë edhe nëse kontorllohet mbi kushtet higjieno-sanitare.

Çdo kompani private është e detyruar të furnizohet nga tubacioni i Ujësjellës Kanalizimit të qarkut përkatës ku vendos të ngrejë biznesin/fabrikën e saj. Kështu, nga tubi kryesor që furnizon qytetet dhe fshatrat me ujë, kompania e licencuar krijon një degëzim me një tubacion me diametër të caktuar. Fati i këtij uji nuk dihet më pas, nëse kalon në filtra për ta bërë të dallueshëm nga ai që qytetarët marrin në rubinetët e tyre.
Nga ana tjetër, emërtimin e një burimi në etiketë ligji detyron që ta mbajë vetëm një kompani që e tregton atë të ambalazhuar. Pra nga burimi X nuk duhet të furnizohet më shumë sesa një kompani. “Java” mëson se vetëm në burimin e Selitës furnizohen rreth 11 kompani me aktivitet të tillë.

Për ta kuptuar më qartë rastin e Selitës, “Java” sjell një informacion të siguruar nga Këshilli i Basenit Ujëmbledhës, ku flitet mbi inbotiluesit me leje nga KBU.

Pranë kësaj agjencie që ka në varësi Ishëm-Erzen, kanë aplikuar për përdorim të rezervës ujore për inbotilim 9 subjekte, për të cilat është marrë edhe një vendim miratimi.

Nga këto subjekte, 6 janë të pajisura me Kontratë Koncensionare dhe leje përdorimi të miratuar nga KBU. Ndërsa 3 subjekte të tjera kanë lidhur kontrata me Ujësjellës-Kanalizime Sh.A Tiranë me afat 30-veçar.

Gjithashtu, në rastin e furnizimit të boteve me ujë, licencimi i tyre vlen vetëm për ta transportuar ujin, por jo për ta tregtuar atë.

Kohë më parë, publikisht, drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shqëndetësor janë shprehur se në rastin e boteve e kanë të pamundur pengimin e tyre dhe këtë lloj tregtie totalisht të paligjshme dhe flagrante mund ta bëjnë vetëm strukturat e policisë.

Next Post

BATUTAT/Kosova-Veliaj: Erion kujdes me atë dreq mikrofoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

July 28, 2026
“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

July 28, 2026
Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

July 28, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Mund të shkatërrojmë ura dhe termocentrale brenda pak orësh”, Trump kërcënon sërish Iranin

July 28, 2026
Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

July 28, 2026
Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

July 28, 2026
E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

July 28, 2026
Zelensky zbarkon në SHBA, çfarë pritet nga takimi me Trump për sanksionet ndaj Rusisë dhe kërkesat e reja të Ukrainës?

Zelensky zbarkon në SHBA, çfarë pritet nga takimi me Trump për sanksionet ndaj Rusisë dhe kërkesat e reja të Ukrainës?

July 28, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

“E di çfarë e pret në Europë”, Hoxha zbulon ‘hallin’ e Ervin Matës pas vendimit në Brazil

July 28, 2026
Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In