• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla: Data e zgjedhjeve detyrim kushtetues, nuk varet nga partitë

by A R
28/05/2019 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi gjatë një interviste televizive se zgjedhjet lokale do të realizohen më 30 qershor.

Sipas Ballës, data e zgjedhjeve nuk është vullnet i partive politike, por një detyrim kushtetues. Balla theksoi gjithashtu se të shtunën Partia Socialiste do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale.

“Të shtunën ne hapim fushatën zgjedhore me një takim me pjesëmarrjen e kandidatëve për kuvendet lokale, pra këshilltarët, dhe më pas fushata normalisht siç ndodh gjithnjë, do të vijojë në të 61 bashkitë dhe në të gjitha njësitë administrative të vendit. Fushatat janë një mënyrë e mirë për të komunikuar me komunitetet dhe ne do ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, – tha Balla.

Sipas tij, data e zgjedhjeve është detyrim kushtetues e nuk varet nga partitë politike.

“Ne zhvillojmë shumë takime pune me deputetë, anëtarë të qeverisë. Por unë nuk di se ku mund ta gjejë një parti politike mundësinë dhe të drejtën për të ndryshuar ditën e zgjedhjeve. Dita e zgjedhjeve është më 30 qershor e nuk e luan as topi, dhe kjo sepse nuk e luan Kushtetuta”, – tha Balla.

“Pra, qëndrimi ynë është i qartë, që zgjedhjet nuk i caktojnë partitë politike, por Kushtetuta. 30 qershori nuk është datë e negociueshme, pasi është datë kushtetuese. Ne do zbatojmë Kushtetutën dhe do vijojmë fushatën në çdo fshat, në çdo qytet dhe do të presim më 30 qershor të qetë rezultatin e zgjedhjeve lokale”, – tha Balla më tej.

“Humbësit kronikë kanë një sjellje të gabuar përkundër shtetit ligjor. Zgjedhjet nuk shtyhen se Basha nuk është gati për të hyrë në zgjedhje e se nuk fiton dot zgjedhjet. Asnjë këshilltar, asnjë kryebashkiak s’mund të qëndrojë në detyrë pas afatit kushtetues. Humbësi kronik s’e kupton dot se më 1 korrik duhet të vijojë puna, se më 1 korrik duhet shpërndarë ndihma ekonomike, se më 1 korrik, duhet të vijojnë investimet. Humbësi kronik s’e kupton dot këtë. Rëndësi për humbësin kronik dhe të atyre që ndjekin atë, është bllokimi Reformës në Drejtësi. Rasti në Rumani është rasti më i mirë për ta kuptuar këtë. Atje një politikan është ndaluar pasi kërkoi të ndalonte reformën në drejtësi. Prandaj përfitoi nga rasti të kujtoj se kushdo që kërkon të pengojë Reformën në Drejtësi, fundi do të jetë i njëjtë, drejtësia do të triumfojë. Çdo përpjekje për ndalimin e kësaj reforme do të dështojë”, – tha Balla.

Balla mohoi dhe çdo lidhje të situatës aktuale me atë të vitit 2007, kur dhe u shtynë zgjedhjet.

“Me vitin 2007 nuk ka paralelizëm. Nga ana jonë ka patur gatishmëri të plotë. Janë dërguar 6 letra nga ana e Kryeministrit, letra publike që ti lexojë dhe populli, dhe kryetari i PD rrugore, që të ulemi në një tryezë për të identifikuar të gjitha mundësitë për të përfshirë PD në zgjedhje”, – vijoi ai.

“Në rast se i referohemi 2007, zgjidhja ka ardhur pas një procesi politik, një dialogu pa kushte. Asnjë nga ato problematika nuk ekziston sot. Tanimë shqiptarët kanë karta biometrike identiteti të sigurta dhe sipas standardeve europiane. Por, të gjithë e dinë që Basha s’ka hall kartat e identitetit apo tjetër gjë. Të gjithë e dimë se kemi bërë marrëveshje që vlefshmëria e kartave të identiteti të shtyhet deri në fund të vitit. Të gjithë e dinë se halli i Bashës është Reforma në Drejtësi”, – tha Balla.

Duke folur për djegien e mandateve, Balla tha se veprimi ishte i gabuar, por njerëz të përgjegjshëm pranë opozitës morën përsipër t’i zëvendësonin të larguarit dhe Reforma në Drejtësi po vijon normalisht.

“Veprimi opozitës për djegien e mandateve ishte i gabuar. Sot jemi në momentin kur ¾ e vendeve në Kuvend janë zëvendësuar nga deputetë po të opozitës. Tentativa për të bllokuar Reformën në Drejtësi dështoi, sepse njerëz të përgjegjshëm të PD e LSI dhe të aleatëve të tyre kanë marrë detyrën me përgjegjësi. Përpjekja e dytë tashmë është të ndalojnë Shqipërinë të shkojë në zgjedhje”, – tha Balla, duke garantuar se PD nuk do mund t’i bllokojë ato.

“Sot në Shqipëri s’ka asnjë budalla, që të bëjë 5 vite burg duke tentuar të zbatojë urdhrat qorre të Sali Berishës, Lulzim Bashës apo Kryemadhit për të penguar votuesit të votojnë, komisionerin për të vijuar normalisht detyrat që i ngarkon ligji”, – tha ai.

Balla tha se në 2017 PS ishte e gatshme dhe të largohej nga qeveria për Reformën në Drejtësi.

“Kërkesa për një qeveri tranzitore është totalisht e papranueshme në një vend demokratik. Edhe në 2017, Basha kërkoi qeverinë tranzitore dhe i dhamë një pjesë të mirë të saj. Se halli Lulit ishte të bënte ndonjë tender, ky ishte halli i Lulit. E dini se kush ishte arsyeja se bëmë këto lëshime, që Basha të vinte në Kuvend e të votonte ligjin e Vetingut dhe të votonte nisjen e procedurave për Vetingun. Ne kemi qenë të gatshëm dhe të linim pushtetin për Reformën në Drejtësi, pasi kishim oponenca për këtë reformë dhe brenda qeverisë asaj kohe. Por për fat të mirë, Reforma në Drejtësi sot është e pakthyeshme”, – tha Balla.

Kreu i grupit kuvendor të PS shtoi se kush del kundër Reformës në Drejtësi nuk mbështetet nga populli.

“Ditën e zhvillimit të zgjedhjeve europiane, në Rumani zhvillohej dhe një referendum për disa vendime të qeverisë që binin në kundërshtim me parimet kushtetuese për vijimin e reformës në drejtësi dhe qeveria mori fare pak vota. Pra konkluzioni është i qartë, ata politikanë që janë kundër reformës në drejtësi nuk mbështeten nga populli. Në Shqipëri, 59% e shqiptarëve sipas delegacionit të BE vlerësojnë pozitive ecurinë e Reformës në Drejtësi. Vetëm 13% mendojnë që Reforma në Drejtësi po ecën në drejtimin e gabuar dhe te ky 13% janë vetëm Kryemadhi, Basha dhe pak ndjekës të tyre”, – shtoi Balla.

Sipas tij, bllokimi i Gjykatës Kushtetuese ka pas sërish Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. “Nëse Lulzim Basha dhe PD s’do të kishin dërguar kërkesën bllokuese në Gjykatë Kushtetuese në shtator të 2017 dhe më pas në Komisionin e Venecias që na mori tetë muaj kohë për fillimin e procesit të Vetingut, ne sot, madje jo sot, por në janar të këtij viti, do të kishim Gjykatën Kushtetuese në detyrë. Por ka një domethënie të madhe mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese, çdo shqiptar e kupton se më mirë një gjykatë me karrige bosh, se një gjykatë që ka shejtanin brenda, me gjyqtarë që nuk justifikuan dot pasurinë apo për përgatitjen e tyre profesionale. Apo akoma më keq që kishin kontakte të pa përshtatshme me krimin. Pra më mirë një gjykatë kushtetuese e pastër me të vetuar, se sa një gjykatë kushtetuese ashtu si ishte që të vijonte punën duke bërë qeder. Gjithsesi, brenda kësaj vere të nxehtë Gjykata Kushtetuese do të jetë në detyrë”, – tha Balla, i cili shtoi se edhe në mungesë të Gjykatës Kushtetuese pavarësisht kohës së gjatë, s’ka asnjë kërkesë që të shqyrtohet nga ajo gjykatë.

Balla gjithashtu gjatë intervistës këmbënguli se parlamenti është legjitim, edhe pse nuk ka 140 deputetë.

“Parlamenti sot që flasim është legjitim, unë ju thashë dhe pak më lart se 41 mandate janë marrë, pra ¾ e opozitës janë aty. Buron nga zgjedhje demokratike, tërësisht të pastra, 35000 komisionerë bashkë firmosën të gjitha procesverbalet të të gjitha grupeve të numërimit. Zgjedhjet e vitit 2017 ishin zgjedhje ku për herë të parë u miratua me votë unanime rezultatin e zgjedhjeve, 7-0”, – tha Balla.

Duke ju përgjigjur akuzave për blerjen e votave, Balla theksoi se Partia Socialiste nuk e ka bërë diçka të tillë.

“Partia Socialiste e Shqipërisë nuk blen vota. Kjo është diçka që ka të bëjë me mënyrën e organizimit të partisë sonë. Ne në zgjedhjet e fundit kemi marrë besimin e 754 000 shqiptarëve. Nëse ka një parti që blen vota, e gjeni te simotra e Partisë së Lulzim Bashës. Pyesni Lulzim Bashën, atë që fliste gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2017 se kush blinte vota. Lulëzimi për herë të parë në jetë të vet foli sinqerisht vetëm në muajin që pasoi 17 majin e vitit 2017. Pyesni Lulzimin kush i blen votat në Shqipëri”, – tha Balla.

Duke folur për zgjedhjet në Parlamentin Europian, Balla shtoi se: “Kam parë një ekzaltim idiotesk për largimin e Knut Fleckenstein nga portale pranë opozitës kuturu të vendit tonë. Knut Fleckenstein është mik i Shqipërisë dhe ka bërë gjithçka ka mundur për të dhënë mesazhe pozitive për vendin tonë. Ai ka lobuar fort për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe për Maqedoninë e Veriut dhe për Kosovën. Zgjedhjet europiane ishin moment i rëndësishëm mes proeuropianëve dhe skeptikëve dhe diferenca ishte shumë e madhe për proeuropianët. Jam krenar që do kemi në kuvend partnerë të rëndësishëm me një vokal të theksuar pro zgjerimit”, – përfundoi Balla.

/a.rada

Next Post
Nacionalizmi i vonuar dhe retorika e asgjësë

Komedianët e dëshpërimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

July 23, 2026
Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

Sherr në plazhin e Shëngjinit, plagoset një person. Policia ndalon autorin e dyshuar

July 23, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Çuna, ju duhet të merrni një flamur të…”, Shehi flet për protestën dhe investimet: Atje ku çojnë paratë këta…

July 23, 2026
Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

Rrjeti “Epstein” rikthehet në Kongres, radha e Jes Staley për të dëshmuar

July 23, 2026
Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In