• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komedianët e dëshpërimit

by Ilir Yzeiri
28/05/2019 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Gjithnjë e më shumë po bindem se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm jo vetëm për natyrën, klimën, por edhe për spektaklet që prodhon. Kadareja ynë i famshëm është gjeniu i papërsëritshëm qw me intuitën e tij e ndieu qysh në fëmijëri se po jetonte në një vend që prodhonte në mënyrë magjike ngjarje e personazhe që kishin dy shenjueshëmëri : tragjike dhe komike, sureale dhe fantazmagorike. Ndoshta, ai është i vetmi shkrimtar që lexoi në mënyrë brilante tekstin e vërtetë që shkruanin shqiptarët me historinë e tyre. Dhe, i magjepsur prej saj, ai vetëm na e tregoi këtë narrativë.

 Kjo duhet të ketë qenë arseyeja pse Arshi Pipa, një tjetër shkrimtar, studiues, kritik dhe albanolog i famshëm, i cili vuajti në mënyrë makabre dhunën nga regjimi komunist që u instalua në Shqipëri, duke bërë burg politik, pra, një kundërshtar i egër i regjimit në të cilin Kadareja zhvilloi veprimtarinë e tij, në vitin 1987 boton te revista « Tale » në New York shkrimin « Subversion mbi konformizmin, fenomeni Kadare ». I magjepsur, sidomos nga romani « Kronikë në gur », ai shkruan, veç të tjerash, se Kadareja ka vizuatuar qytetin e tij të Gjirokastrës si të ishte një shkrimtar frojdist apo neofrojdist i klasit të lartë. Në atë qytet thotë ai, nipi vret xhaxhain në sofër, një vajze të bukur i del mjekra, një burgamadh mërzitet me jetën në liri dhe i drejtohet burgut, një delirant pretendon se ka ndërtuar avionin prej druri. Një hermafrodit vendos të kthehet në gjininë që mbante fshehur dhe viziton bordellon e qytetit e kështu me radhë.

Kur kam lexuar këtë kritikë të Arshi Pipës, jam bindur edhe njëherë për gjenialitetin e Kadaresë, por jo vetëm, kam menduar se vetëm një gjeni mund të hetojë dhe mund të rrëfejë narrativën e vendit të tij ashtu siç ka bërë Kadareja. Nuk ka asnjë regjim politik që mund ta dëmtojë atë gjenialitet. Por kjo është një histori tjetër.

E gjithë kjo m’u kujtua këto ditë duke ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri. Mua jo vetëm që nuk më shqetëson patetizmi dhe retorika e vrazhdë e agresive e opozitës, por më zbavit. Studiot televizive që u ngjajnë skenave të teatrove absurde apo atyre eksperimentale, janë një art më vete. Të gjithë e dinë subjektin e dramave apo komedive që luhen aty dhe si spektatorw shijojnë lojën e aktorëve. Dikush kujton luftën, një tjetër zbulon lidhjet e padukshme me agjenci të jashtme që ai i ka hetuar duke dëgjuar apo duke deshifruar kodet e pazbërthyeshme të ligjërimit të Tit Vasilit. Pjesa më zbavitëse janë dosjet dhe etja për të shpjeguar botën me zbërthimin e kodeve numerologjikë. Sapo ti mësohesh me numrta e dy dosdjeve del një dosje tjetër.

Sipas Aristotelit që tragjedia të ketë efekt, konflikti tragjik duhet vendosur brenda familjes, brenda gjakut. Përbindëshi që ka zaptuar Abanistanin tani është i rrethuar me shqyta e heshta dhe nuk ka më shpëtim. Atëhere kur të gjithë sjellin në mendje betejat e zhvilluara në fushë të hapur mes përbindëshit që ka gllabëruar atdheun dhe e përtyp atë si një çamaçakëz dhe luftëtarëve të lirisë që janë të veshur me një uniformë që të kujton xhingla-mingat, zhile-zhon apo jelekverdhët, pikërisht në këtë kohë jelekverdhët kthehen në gushëverdhë, në zogj që cicërijnë për paqe dhe mbrothësi, në pëllumba që do t’i kishte zili edhe Evropa e plakur.

Mirëpo, asgjë nuk është ashtu siç duket. Sapo beteja në fushën e luftës fashitet ajo ndizet nëpër skenat ku luhen komeditë surealiste televizive dhe aty luftëtarët nisin të tregojnë vazhdimin e luftës dhe parashikojnë fundin tragjik të Përbindëshit që po përtyp atdheun si çamçakëz. Nis dialogu sureal, përplasjet trup me trup ose fjalë për fjalë. Të gjithë kanë sjellë hartat e vendosjes së trupave për rrëzimin e atij që i ka futur thellë në dëshpërim dhe aty bëhet planifikimi i betejave të ardhshme.

Dikush thërret në ndihmë një varg popullor, një tjetër një histori nga lufta e boerëve dhe pikërisht atëhere kur fundi i atij që u ka prishur drjetpeshimin duket i afërt, vjen lajmi fatal: himnin kombëtar nuk do ta këndojë më prijësi i opozitës, por një tenor. Kjo është më shumë se tragjedi thotë dikush nga salla. Ndërsa shumica e spektatorëve e ndien se komedisë, mesa duket, i ka ardhur fundi.

Next Post
Gattuso largohet nga Milani

Gattuso largohet nga Milani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In