• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Balla, akuza Berishës dhe Metës: Takohen skutave me të shkarkuarit e Vettingut! Gjoja do të zhbëjnë Reformën…

by A R
15/02/2021 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, është shprehur se goditjet e njëpasnjëshme të SPAK kanë rritur besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së drejtuesve politikë të qarqeve, Balla hodhi akuza ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ai u shpreh se ish-kryeministri dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta komunikojnë me prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe shkaktuar nga Vettingu si dhe i kanë premtuar zhbërjen e Reformës në Drejtësi.

“Për të gjithë ata që kanë vënë dyshimet e reformës në drejtësi, goditjet e njëpasnjëshme të SPAK-ut dhe të mbështetura nga institucionet e tjera të drejtësisë siç është ILD kanë rritur dhe rrisin çdo ditë besimin e qytetarëve shqiptarë se çuarja përpara e Reformës në Drejtësi është një rrugë pa kthim dhe le të betohet dhe stërbetohet Sali Berisha dhe Ilir Meta në skutat e komunikimit me prokurorë apo gjyqtarë të korruptuar dhe të shkarkuar nga Vettingu se këta gjoja do të kthehen në pushtet do të anulojnë procesin e Vettingut apo do të zhbëjnë Reformën në Drejtësi, jam shumë i sigurt që qytetarët shqiptarë dinë të vlerësojnë. Goditja e një strukture kriminale brenda drejtësisë nga një gjyqtare e korruptuar apo persona të tjerë të lidhur me të ishte një mesazh kuptimplotë për të gjithë ata që kanë veshë e sy që të shikojnë që reforma në drejtësi po ecën përpara dhe goditja e çdo strukture brenda sistemit të drejtësisë apo në të gjithë sistemin politik nëse doni do të vazhdojë përpara”, tha Balla.

Balla foli dhe për listat me të cilat do të dalë PS-ja në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai u shpreh se vazhdojnë konsultimet ndërsa shtoi se, “Listat e PS-së do të jenë një risi dhe një shprehje kuptimplotë e asaj që kemi thënë prej ditës së parë, ne kemi bashkëqeverisur me njerëzit në këtë mandat do të vazhdojmë të bashkëqeverisim sepse duam të çojmë përpara punët që ende nuk kemi përfunduar, por janë në një proces dhe kush nuk e kupton që këtë duhet të niset nga fakti që jo të gjitha punët kanë përfunduar. Rindërtimi është në një proces të rëndësishëm. Ne nuk kemi lënë askënd vetëm gjatë tërmetit dhe pandemisë. Të dhënat e muajit janar janë të shkëlqyera për të krijuar besimin që kemi dritë të tunelit dhe po ecim me drejtimin e duhur”.

/a.r

Next Post

Rama uron Vetëvendosjen: Vullneti i popullit të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

7 orë luftë me flakët, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin pranë dy fshatrave në Gjirokastër

August 9, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Çfarë tregon fitorja e Edlirës

August 9, 2026
“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

“U shmang një bilanc tragjik, siç po ndodh në Europë”, Rama reagon për zjarrin e madh në Malin e Krujës

August 9, 2026
Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

Policia rrethon vilat e Palasës, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

August 9, 2026
Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

Arrestohet autori i vrasjes në Korçë, forcat RENEA mbyllin operacionin pas ekzekutimit të 20-vjeçarit

August 9, 2026
Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com